Napoli gabon në luftën për titull, mposhtet nga Fiorentina në “Maradona Stadium”

189
Sigal

Një humbje që lë shije shumë të keqe ishte ajo për Napolin në shtëpi përballë Fiorentinës. Të kaltërit që po luftojnë për titullin në Serinë A pësojnë një frenim të fortë teksa u mundën 2-3 nga Fiorentina në një ndeshje shumë të bukur dhe emocione në “Maradona Stadium”.

Nicolas Gonzalez kaloi përpara miqtë në 29’ duke rritur presionin për skuadrën e Spallettit të cilët barazuan në 55’ dhe këtu ndeshja vetëm sa bëhet më spektakolare.

Sërish Fiorentina gjen rrugën e rrjetës me Ikone në 66’ e Cabral më pas në 72’ duke ngrirë totalisht stadiumin ndërsa Napoli shkurton me Osimhen në 84’ por është shumë vonë për të shmangur humbjen.

Në ndeshjet e tjera, Atalanta pa Gjimshitin vijon të humbasë dhe sot e pësoi nga Sassuolo që vijon të impreionojë. Talenti Traore shënoi 2 herë për vendasit duke siguruar një fitore që rizgjon shpresat për një vend në Europë teksa Muriel nuk mjaftoi për zikaltërit.

Kjo humbje e dytë radhazi distancon totalisht Atalantën nga Championsi dhe tani duhet të shikojë për më poshtë se vendi i katërt. Lazio triumfoi 4-1 në transfertën me Genoan ndërsa Venezia u mund 1-2 nga Udinese.

Rezultatet e ndeshjeve të orës 15:00 në Serie A:

Klasifikimi: