“Do na japësh kafe apo jo?”/ Dalin përgjimet, ja si policët e arrestuar në Kukës ‘favorizonin’ trafikun e makinave

188
Sigal

Policët e arrestuar në Kukës, të akuzuar për korrupsion në Shqipëri dhe Kosovë, kanë dalë sot para Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nën masa të forta sigurie. Gjatë seancës së sotme, mësohet se mbrojtja ka kërkuar shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e akteve në Gjykatën e Kukësit për caktimin e masave të sigurisë, ndërkohë që janë zbuluar detaje të tjera nga dosja hetimore.

Në bisedat e përgjuara, efektiveët e kufirit përmendin herë pas here shumat e parave të perfituara për kontrabandimin e mallrave, si dhe favorizimin e trafikut të makinave.

Madje, në disa raste, ata u kërkojnë qytetarëve të paguajnë sepse nuk kanë qenë të pajisur me dokumentat e vaksinimit anti-COVID. Për këto kalime të paligjshme merrnin 5-10 euro, por me kujdes të madh që të mos pikaseshin nga kamerat. Po ashtu, burime bëjnë me dije se aksioni është zhvilluar në një moment kur punonjësit e kufirit ishte mbledhur për të bërë analizën e 3-mujorit të parë të vitit, lidhur me rezultatet e punës. E pikërisht në atë moment, hetuesit e SPAK, agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Teksa bënin analizën, disa prej tyre dëshmuan edhe prangosjen e kolegëve të tyre, të cilët u merrnin lekë nën dorë qytetarëve dhe më pas ryshfetin e ndanin me njëri-tjetrin.

Edhe pse kishin nuhatur se po i vëzhgonin, sërish duket se efektivët e Policisë së kufirit nuk e kanë pritur që aksioni të kryehej në momentin kur ndodhi. Në ditën e një prej mbledhjeve më të rëndësishme të vitit. Disa ditë më parë ata kishin pikasur kamerat përgjuese dhe mikrofonët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe i kishin thyer, por tepër vonë. Ato kamera kishin zbuluar qindra raste korrupsioni, me zë e figurë, madje dhe momentin kur ndanin paratë me njëri-tjetrin.

Bazuar në njoftimin e SPAK, dyshohet se efektivët shqiptarë por edhe ata të Kosovës për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, madje kalonin edhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk i regjistronin fare në sistemin TIMS, por vetë merrnin si fitim deri në 8000 euro në ditë. 312 raste korrupsioni janë kryer nga 32 policë të doganës e Morinit në Kukës. Nga operacioni i përbashkët i autoriteteve policore të Shqipërisë dhe Kosovës. Ky ishte operacioni i dytë që zhvillohet për të njëjtin qëllim. Operacioni ‘Pika 1’ u finalizua më 14 mars, ku 48 zyrtarë policorë u ndaluan pasi dyshoheshin për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pjesë nga dosja e zbardhur nga abcnews.al:

BRAHA: Kthehu merre…ka jeni ju?

Shtetasi KS: Ka harru dokumentat e vaksinen…pa test pa dokumentacion?

BRAHAF: Ça me bo? Ket e ke po karten s’ka vajza…..

Shtetasi KS: Aaa?

BRAHAF: Ajo cika nuk karte me vete.

Shtetasi KS: (nuk kuptohen fjalet).

BRAHAF: Ca te kesh deshire, me zor jo…me deshire po

42.2.1. Në këtë moment shtetasi nga Kosova brenda një flete të bardhe i vendos një kartmonedhe në ngjyrë në dukje si ajo 10-teshe euro, te cilat Fatri Braha i hedh para pajisjes skaner. (Dokumentuar ne procesverbal kqyrje me fotografi).

42.2.2. Nga verifikimi ne sistemin TIMS rubrika hyrje shtetas të huaj Fatri Braha nga ora 15:28 min deri në orën 15:30 min ka përpunuar dokumentin e shtetasit Kosovar A.B i dtl 28.11.1980, drejtues i atuomjetit autoveture me targa, “01851LP”, i vetëm pa pasagjer. Nuk rezulton të jete regjistruar ndonjë pasagjere femër sé bashku me të, duke argumentuar edhe në këtë forme dhënien e rryshfetit nga ky sheetas, për mos regjistrimin e një shtetasi në kufi.

42.2.3. Sipas prokurorisë është për t’u veçuar me interes është situatë e ndodhur në orën 16:21 min është duke përpunuar dokumenta Shqiptare dhe shtetasi në sportel i thotë punonjësit të policisë Fatri Braha se do të ikë përsëri në Gjermani se ka makinë tjetër për të sjellë. Kur shikon numrin e mjeteve që ka sjellë në kabinë hyn edhe një koleg tjetër të cilin Fatriu e thërret Arben, ku dyshohet se është Arben Goci. E pasqyruar me fotografi në procesverbalin e kqyrjes dhe është zhvilluar biseda si më poshtë vijon:

Shtetasi: Du me ik prape per ne Gjermani, ne Hungari… (fjale qe nuk kupohen)

Polici: Po

Shtetasi: A je ne rregull. Du me ik prape atje se kam makine tjeter per te sjelle. A e shef dot ti a duket gje

Polici: Kane hi shume makina or djale. Sa makina ke pru në Shqipëri ti?

Shtetasi: Pergjigje qe nuk kuptohet

Polici: Po s’lejohet mbi tre or mik.

Shtetasi: Po si s’lejohet o…

Polici: 1.2.3.4.5.6 ci ke keto makina vari q…robt….(ne vijim bisede qe nuk kuptohet….)

Polici: Ke ndonje gje ne makine?

Shtetasi: Urdhero?

Polici: Ne makine ndonje gje qe nuk lejohet ke? (Shtetasi fjale qe nuk kuptohet)

Polici: Do qesesh kafe…a nuk ke gje?

Shtetasi: Jo

Polici: Shyqyr

42.2.4. Ndërkohë punonjësi është duke përpunuar dokumentin e dytë të identifikimit dhe eshtë duke skanuar pasaportën në pajisjen skaner të vendor mbi tavolinë, në kabinë hyn një tjetër punonies policie, koleg dhe Fatri Braha me qëllim ushtrimin e presionit të mëtejshëm ndaj shtetasit.