Myrto Uzuni ndihmon Ferencvaroshin që të kthehet në kreun e renditjes

181
Sigal

Myrto Uzuni ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në kampionatin hungarez të futbollit e këtë radhë ka ndihmuar Ferencvaroshin që të kthehet në kreun e renditjes ku mungonte që në start të këtij edicioni.

Skuadra e sulmuesit shqiptar ka fituar sot me shifrat 2-0 në fushën e Gyirmot, në një përballje të vështirë që u zhbllokua pikërisht nga goli i sulmuesit shqiptar. Ai gjeti rrjetën në minutën e dytë pas pushimit të sfidës dhe kështu ia bëri punën më të thjeshtë Ferencvaroshit që ishte munduar në çdo mënyrë që të shënonte deri atëherë ndaj skuadrës që lufton për mbijetesë.

Skuadra kampione në fuqi e Hungarisë luajti më me lehtësi dhe në fund të sfidës gjeti edhe golin e dytë me Nguen duke marrë tre pikët që e kthyen në kreun e renditjes.