Në Romë mbahet samiti i G20, protestuesit tentojnë të hyjnë në zyrën e kryeminsitrit, kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm

146
Sigal

Roma është zgjedhur nga udhëheqësit e G20, për të mbajtur takimin lidhur me ndryshimet klimaterike, ku synohet që të arrijnë një marrëveshje për të kufizuar efektin e rritjes së temperaturave të cilat po shënojnë gjithmonë e më shumë rritje.

Mirëpo, veçmas këtyre diskutimeve, po mbahen edhe debate lidhur me pandeminë. Për këtë çështje protestues të shumtë janë mbledhur para kryeministrisë, ku kanë protestuar kundër vaksinimit me detyrim. Situata ka përshkallëzuar deri në pikën ku protestuesit kanë kërkuar të hyjnë në zyrën e kryeministrit italian, por policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.