Mungesa në Champions, Pogba largohet nga United

443
Sigal

Mungesa në UEFA Champions League mund të sjellë një revolucion të madh te Manchester United.

“Djajtë e kuq” e humbën mundësinë për të qënë në garën më të rëndësishme të planetit dhe në merkaton e verës pritet të vuaj pasojat. Një prej futbollistëve që është me valixhe në duar është mesfushori, Paul Pogba.

Francezi kërkohet nga skuadrat më prestigjoze në planet dhe mos-pjesëmarrja në Champions League do ta detyrojë që të pranojë largimin. Sipas “ESPN” Pogba po kërkon një sfidë të re dhe do të fillojë bisedimet me drejtuesit e United javën e ardhshme.

Real Madridi mbetet favorit për të nënshkruar me të dhe gjiganti spanjoll është i vetmi klub që Pogba dëshiron të bashkohet.