Ancelotti merr lajmin e mirë, Benzema në fushë ndaj PSG-së

204
Sigal

I dëmtuar të dielën mbrëma gjatë barazimit të Real kundër Elche (2-2) , Karim Benzema do të jetë në fushë për ndeshjen kundër PSG. Sipas gazetës L’Equipe , sulmuesi francez ka pësuar një dëmtim të lehtë në kofshën e majtë, sipas ekzaminimeve të para mjekësore. Kohëzgjatja e qëndrimit jashtë fushave të Benzemas ende nuk është përcaktuar, por stafi mjekësor madrilen beson se Benzema do të rikthehet në çerekfinalen e Kupës së Mbretit kundër Bilbaos më 3 shkurt.

Sulmuesi 34-vjeçar, i cili ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 9 asiste në vetëm 28 ndeshje me Realin këtë sezon, do të jetë i pranishëm në përballjen me PSG-në. Madrilenët do të udhëtojnë në Parc des Princes më 15 shkurt për ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve . Një takim që do të jetë “i veçantë” për francezin.