Moisi Dalipi: Vasillaq Zëri , “magjistari” topit të futbollit

1064
Sigal

Shpesh në biseda, kur duam t ë kujtojmë ata që e kthyen  futbollin në një  art më vete, pa as më të voglin dyshim do të bëjmë të pranishëm dhe Vasillaq Zërin. Që  ish -futbollist i “Shkëndisë”-“Tiranës”, “Dinamos” dhe ekipit tonë kombëtar  në vitet 1970 -1984, që  me “vallëzimet” elegante që bënte me topin në fushën e lojës është vler ësuar tani së fundi nga specialistët si “Mesi” shqiptar  i viteve 70. Këtij  futbollisti virtuoz të ndar ë nga jeta në moshën 66- vjeçare  më 25 janar të vitit 2019, që  ka lënë tek çdo tifoz magjin ë e  të qenurit futbollist klasi, mund  të bësh çdo lloj krahasimi dhe t’i vendosësh çdo epitet, por në fund të fundit i mbetet, siç thoshte  dhe shumë herë vet ë: “Jam  thjesht Vasillaq Zëri, që luajta 15- vjet futboll”. Dhe në kujtimet që ka lënë pas për fillimet e tij  me lojën e futbollit  ai shkruan: “Unë luaja futboll si  fëmijë në klasën e katërt fillore tek ‘Shallvaret’, tek fusha e zezë, diku  tek shkolla “20- vjetori”. Luaja me të mëdhenjt ë që ishin 10 -vjet më të mëdhenj se unë, të cilët më kërkonin të luaja, por duroja edhe goditjet e tyre të rënda. Nga ‘Shallvaret’ ikja tek lagjja “Alqi Kondi” pranë ish-ekspozitës “Shqipëria Sot” dhe atje luaja me Tit Dibrën (Petrit Dibra, ish-futbollist sulmues i shquar i Tiranës).

Luaja edhe te një fushë tjetër e zezë, që ishte atje dhe një ditë erdhi specialisti Aurel Verria e nga afër më tha: “Ke qef të futesh në ekip?” – ‘Po, -i thashë. –“Hajde e merr materialet” – m’u kthye menjëherë dhe unë të nesërmen, mora tuta të reja e fillova stërvitjen me para të rinjtë, ndonëse isha në klasën e gjashtë. Por babai sa i pa tutat më “urdhëroi” që t’i ktheja materialet nga kishin ardhur, sepse ai “vdiste” për “Dinamon” dhe unë u largova nga “Tirana”. Më pas  e spikat  nga trajneri i të rinjve të “Dinamos” në ato vite Leonidha Dashi, i cili e dërgon tek trajneri i të para të rinjve të këtij klubi, Gole Sheshi. Pëlqehet jashtë mase nga veprimet  e tij prej prestigjatori me topin dhe në një spartakiadë të pionierëve në Durrës, ai shënon shumë gola. Futet për pak kohë tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, por Zëri e le për t’u futur në shkollën e “Rezervave të punës”. Ai n ë vijim të kujtimeve të tij të atyre viteve  ka saktësuar : “Lexova në gazetën “Sporti shqiptar” në vitin 1967 se do të hapet një shkollë futbolli dhe unë mendova të konkuroj. Zyber Konçi ishte trajner dhe në komision të pranimit ishin Loro Boriçi, Sk ënder Jareci, Zihni Gjinali e vetë Zyberi. Dhashë normat e specialistët thanë se unë isha i talentuar, por isha i shkurtër. Sk ënderi me intuitën e tij i gënjeu dhe u tha se ky djalë babain e ka të gjatë ndaj do të zgjatet. Por kur erdhi njëherë babai në shkollë dhe Zyberi e pa se ishte më i shkurtër se unë, u befasua, ndërkohë që unë e kisha marrë bekimin e vazhdimësisë time nga teknika që zotëroja”. Në vitin e dytë të shkollës së mjeshtrisë së futbollit lojtari i formacionit tregon vlera dhe si ekip shpallet kampion i vendit duke luajtur në pozicionin e mesfushorit. Viti i katërt i shkollës e gjen atë në formacionin e të rriturve në Kategorinë e Dytë dhe shpallen kampion i vendit në këtë kategori. “Atë vit “Shkëndia” e Tiranës, ose “Ajaksi” shqiptar, siç është vler ësuar  ngjitet në Kategorinë e Parë dhe i ka marr ë përpara me radhë të gjitha ekipet e mëdha ku rrahëm “Partizanin” 2-1 me Panon, Berishën, Jankun, Ziun, Shllakun, Muratin, e të tjerë lojtarë të mëdhenj, “Labinotin”, “Vllaznin ë”, “Dinamon” e të tjerë. Kur luanin  këta djem të përgatitur aq  bukur nga trajnerët Zyber Konci dhe Shyqyri Rreli, stadiumet mbusheshin plot e përplot me spektatorë. Ajo skuadër  ka qënë një ansambël  i jashtëzankoshëm me futbollist ë të tillë si Arjan Hoxha,Vladmir Ajazi, Leonidha Curri, Milto Gurma, Petrit Gjoni, Barjam Hushi, Agim Bulku,Vasillaq Zëri, Mustafa Fagu, Agron Sulo,  e të tjerë  që dhanë  futbollit  shqiptar një dimesion të ri. Dhe për fat të mirë  e gjithë kjo plejad ë u bënë pjesë e ekipeve kombëtare dhe më vonë trajner ë të sukseshëm. Pas përfundimit të I.K.F. “Vojo Kushi”   në vitin 1973,   mesfushori “dashuruar pas spektaklit në fushat e futbollit Vasillaq Z ëri,  bëhet pjesë e “Dinamos” .Trajneri , Sk ënder Jareci e vuri në rolin e sulmuesit të avancuar,  ku  së bashku me  Ilir Përnaskën dhe Shyqiri Ballgjinin formojnë një treshe  të “frikshme” për  çdo skuadër. Shtatshkurti i bluve Vasillaq  Z ëri, tashmë së bashku me Përnaskën e Ballgjinin bëhen tmerri i ekipeve.

Zëri fiton me ekipin e tij të ri kampionatet e vitit 1975, 1976, 1977, 1980 si dhe tre kupa Republike në vitet 1974, 1978, 1982 dhe ai është një protagonist i madh në shënimin e shumë golave me aksione vetjake. Ata kanë qenë të papërmbajtshëm duke ndëshkuar çdo mbrojtje që kanë pasur përballë dhe askush nuk ka mundur t’i frenojë. Fillimisht te “Dinamo” e Skënder Jarecit gjejmë vetëm Përnaskën. Zëri dhe, pas një viti, Ballgjini do të kompletojnë “Dinamon”, që ka trajner Durim Shehun (nuk jeton më). Tre vjet nën drejtimin e tij u fitua gjithçka: kampionate e kupa. Pastaj skuadra u drejtua nga Peqini e Lubonja, por cikli trevjeçar i Durim Shehut është i papërsëritshëm. Katër herë kampionë së bashku dhe tri herë fitues të Kupës së Shqipërisë. Gjatë një dekade, të tre në fushë, kanë regjistruar mbi 400 ndeshje (aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare), duke shënuar mbi 300 gola në total. Nuk patën fatin të tregonin aftësitë e tyre jashtë Shqipërisë në vitet ‘73-‘76 me klube e kombëtare. Me kombëtaren vetëm një herë kanë luajtur bashkë: miqësore në Tiranë, 10 tetor 1976, në të parën ndeshje që luante përfaqësuesja pas pezullimit, Shqipëri-Algjeri 3-0. Të tre në fushë, Zëri, Ballgjini Përnaska, madje dy të fundit janë edhe autorët e golave. “Dinamo” bazohej te loja e kësaj  treshe, ku tipar kryesor ishte shpejtësia e kundërsulmit (larg akademizmit tradicional dinamovit), me shpërthimet e Ballgjinit dhe fantazisë e driblimet spektakolare të Zërit, për të konkluduar te Përnaska, i aftë të realizonte në tokë dhe në ajër. E njihnin deri në detaje lojën midis tyre, lëviznin, pasonin pa e parë njëri-tjetrin dhe të gjithë shënonin në mënyrë sistematike. Treshja dinamovite e atyre viteve  e kthyen  shpejt “Dinamon” si një  skuadër e pamposhtur të atyre viteve, ku  gjithçka zgjidhej nga veprimet e manovrimet e Zërit, Ballgjinit e Përnaskës. “Dinamo” e fillonte lojën thuajse 1-0, fitonte me shifra të thella dhe skuadrat dorëzoheshin lehtësisht para saj. Lojë e vrullshme e treshes, një kundërsulm vrasës, gola nga të gjitha mënyrat. Vasillaq Zëri është vlerësuar si një ndër futbollistët me një arsenal unik, shumë të madh teknik, aftësi të rralla dribluese, me veprime magjike në zona të ngushta. I paparashikueshëm, një lojë plot art e fantazi. Përdorues i mirë i të dyja këmbëve, me një vizion periferik të admirueshëm, nuk ka lënë asnjë kundërshtar pa e dribluar. Një “Mesi” i vërtetë për kohën.

Me numrin 9 në  fanellë, në ndeshjen  ndaj “Ajaksit” në “Qemal Stafa”, ishte i pakapshëm, duke i habitur holandezët, që në Amsterdam e pritën si një yll i ardhshëm i tyre. Në Shkodër, ndaj “Vllaznisë” në një ndeshje kupe, takimi i dytë, ka shënuar golin më spektakolar në minutën e 119-të, kur dribloi disa kundërshtarë. Gjashtë takime luajti me Kombëtaren: të parin në Tiranë, në miqësoren me Algjerinë në vitin 1976 (3-0), me trajner Boriçin dhe dy të fundit ndaj Bullgarisë, në “Qemal Stafa” (0-2) me 14 tetor 1981 dhe, në Vjenë, në sfidën e 22 shtatorit 1982, Austri-Shqipëri 5-0, kur trajneri Rreli e hodhi në fushë për të zëvendësuar Agustin Kolën. Me Kolën, Muçën e Mingën ka qenë në  ekipin kombëtar për shumë vite. Janë  vetëm  6 ndeshje  me fanellën  kuqezi  dhe 36 ndeshje   ndërkombëtare zyrtare dhe miqësore brenda dhe jashtë vendit me ekipi  e “Dinamos”, për këtë  lojtar kalibri që pak kush beson se do vijë përsëri për futbollin tonë një futbollist i këtij niveli. Tradicionalisht “Dinamo” nuk kishte shumë tifozë, por ata që ishin, qenë gjithmonë të pranishëm në stadium. Ndër ato mrekulli që treshja ka dhënë në fushë, disa janë të lidhura edhe me magjitë e Zërit. Kishte ndeshje kur nuk i kapej topi dhe në stadium krijohej një argëtim i jashtëzakonshëm. Aq sa një tifoz, zyrtar i Ambasadës greke, i apasionuar pas lojës së Zërit, e ndiqte gjithmonë në stadium. Fliste shqip dhe i ulur në tribunën qendrore, duke qenë se çdo driblim i Zërit shoqërohej me ulje dhe ngritje nga entuziazmi, pas ndeshjes e priste me një biçikletë në dorë dhe i thoshte: “Llaqi, ç’më ke bërë sot…! Gjithë ndeshjes ulu-çohu-ulu… Ti dribloje unë çohesha, pastaj ulesha, ti dribloje, unë në këmbë. Llaqi, kur do të vish të luash në Greqi ….”? Një ëndërr dhe dëshirë kjo që nuk u realizua asnjëherë, si për shumë të tjerë, edhe për Vasillaq Zërin. Tek  “Dinamo”  ai është pjesë e  asaj skuadre që me Cecon, Sejdinin, Cocolin, Targaj, Dautin, Bregun, Makon, Çobanin, Pernask ën, Ballgjinin, Demollarin, e të tjerë, shkruan një  histori të madhe të kësaj  skuadre  që ka më shumë se 10 vjet që  vuan shkatërrimin e saj të plotë  Në gjithë karrierën e tij ai ka  shënuar  rreth 200 gola me variacione nga më të ndryshmet. Midis tyre,  ai  në kujtimet e tij  veçon:  “Në një ndeshje për kupë Republike në Shkodër pasi ishim ndarë 0-0 në Tiranë, loja me dy shtesat po shkonte drejt fundit. Ishte minuta e 119 dhe në portën shkodrane ishin katër futbollistë shkodranë si Sabah Bizi, Seit Çanga, portieri e një tjetër. Unë bëra sikur gjuajta në një krah dhe të katërt shkuan në atë krah. I rash me të brendshmen dhe e dërgova në krahun tjetër duke realizuar edhe kualifikimin. Ndërsa kundër skuadrës së “Vardar” të Shkupit triblova 5-6 lojtarë dhe shënova. Me “Ethnikosin” e Athinës, triblova 5-6 lojtarë dhe u futa me gjithë top në rrjetë e atë ditë unë shënova tre gola” – thotë veterani dinamovit. Në Algjeri shënon tre gola në pjesën e pare, por ai nuk mund të vazhdojë më në pjesën e dytë, pasi trajneri Konçi nuk mund ta tolerojë më, pasi ai humb shumë raste dhe “masakron” për shalësh shumë futbollistë. Ndeshjet ndërkombëtare i sjellin shumë gëzim pasi bën shumë spektakël. “Më mbante Pecej në vitin 1980 kur përfaqësuesja jonë luajti kundër Austrisë. Mbrojtësi i famshëm austriak e kishte si taktikë të tij daljen në sulm. Sa filloi loja e triblova nja 2-3 herë dhe trajneri austriak i tha që të mos dilte më në sulm për të më mbajtur mua nga afër. Ai ishte shumë i edukuar dhe sa herë i ikja më përgëzonte. Shtypi austriak shkruajti shumë duke nënvizuar se vetëm futbollisti Zëri mund të luajë në Europë” -Shtypi i Jenas e kishte cilësur Zërin shumë të rrezikshëm për ndeshjen e kthimit që “Dinamo” do të zhvillonte në Gjermaninë Lindore kundër skuadrës “Karl Zais Jena” ndaj kishte sugjeruar që të kihet shumë kujdes me të. Me “Ajaksin” e madh  ngrihet stadiumi peshë  ku  Zëri pasi triblon një mbrojtje solide, madje një mbrojtës shtatlartë e nxjerr nga loja pasi nuk mund ta mbaj dot. Sezoni 1983-1984 do të jetë i fundit për Zërin  në fushën e lojës. Më pas, si shumë bashk ëkohës së tij, bëri një karrierë relativisht të shkurtër si trajner tek “Dinamo”, si zëvendës i Bejkush Birçes, por edhe si trajner i parë, gjthashtu me ekipet kombëtare të moshave dhe trajner i kombëtares  “U -21” në vitin 2001. Më pas, për më shumë se 15 -vjet  deri në 2018,  punoi  si inspektor futbolli   në F.SH.F. Më 25 janar 2019, në moshën 66- vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, Vasillaq Zëri do të ndahet nga jeta, duke lënë pas  futbollin e luajtur  me tërë fantazin ë dhe  virtuozitetin  e teknikës, si një “magjistar” i vërtetë me topin e futbollit.

SKEDA E VASILLAQ ZËRIT

Lindur: Në Tiranë  më  04.08.1952,  dhe ndar ë nga jeta 25. 01. 2019.

Skuadrat ku është aktivizuar: “Shkëndija” 1970-1973;  “Dinamo” 1973-1984

Ndeshje ndërkombëtare:  40 ndeshje, ku  6 ndeshje janë  me ekipin kombëtar

Trofetë të fituara:  Katër herë titullin kampion  -1975, 1976, 1977, 1980;  tri herë fitues i kupës së Republikës 1974, 1978, 1980  me “Dinamon” .

Vlersimet: “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, në vitin 2005, “Medalje e Artë në futboll”   në  vitin 1974,  fitues  i Anketës “10 sportistët më të mirë të Shqipërisë”.