Moisi Dalipi: Petro Ruci, mbrojtësi energjik i Flamurtarit të madh

Edhe pse duhej pak më shumë se një muaj që të mbushet një vit nga dita që Petro Ruci është ndarë nga jeta, shokët e tij të Flamurtarit të madh të atyre viteve , miq dhe shok, familjarë dhe dashimirës janë mbledhur në Himarë dhe kanë organizuar një aktivitet të bukur sportiv me rastin e dhënies të titullit të lartë “Qytetarë Nderi” këtij njeriu të sportit që vështirë se harrohet lehtë nga memorja e të gjithëve. Si djalë i Bregut, Petro Ruci ka mbledhur në Himarë të gjithë nostalgjinë dhe kujtimet më të bukur të karrierës tij sportive, jo vetëm tek ekipi ‘Flamurtarit’ ku bëri emër, por edhe atë të ekipit kombëtar ku kontribuoi jo pak në ndeshjet që ka zhvilluar. Kjo ishte dhe arsyeja që në fushën sportive të Himarës për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare dhe ndeshjet triagolare për Kupën “Petro Ruci” kishin ardhur të gjithë që nga ish trajneri i tij i parë Bejkush Birçe. ish futbollisti njohur tiranës Fatmir Frashëri, kavajasi Abduyl Kuriu, legjenda e portës Foto Strakosha dhe deri tek shokët e tij vlonjatë Haxhiu, Zilja, Xhafa. Licaj. Malaj, Ziaj, Meli, Gjondeda, Iljadhi, Memushi, Birçe e Vasil Ruçi. Të gjitha kanë kërkuar të mos e humbasin këtë ditë vlerësimi për Petro Rucin e ndarë nga jeta në moshën 52 vjeçare. Të gjithë e kanë të vështirë t’u besohet edhe sot se shoku i tyre i mirë, mbrojtësi energjik i atij Flamurtari të madh të atyre viteve të mos jetë në mes tyre. Një fotografi ku pranë saj janë vendosur tufe me lule dhe fanella kuqezi me numërin 2 dhe me emërin e Petro Rucit, duket se gërvish diçka dhe shton emocionet jo vetëm tek familjarët, por edhe tek Vasil Ruci dhe Kreshnik Cipi që sa herë hedhin vështrimin mbushin sytë me lot.

Dhe duke dashur të bëjë një përqasje të zhvillimit të këtij aktiviteti memorjal e skuadrës të Flamurtarit ish futbollisti Petraq Bifsha thotë: “Si sot plot 20 vjetë më parë në maj të vitit 1990 Petro Ruci pas 15 vjetëve karrierë i ka dorëzuar fanelën mbrotjësit vlonjatë Gjergj Dëma. Kjo është arsyeja dita e sotme është veçantë në kujtesën që i bëhet një figure të tillë të futbollit vlonjat si Petro Ruci”. Dhe kaq është dashur për të lëvizur kujtimet nga vendi në thellësinë e viteve kur Petro Ruci si një pinjoll i një familje me tradita në sport (i ati Aleksi dhe i vëllai Foto Ruci kanë qenë atlet dhe futbollist në rininë e tyre) të dashurohen fort me lojën e futbollit. Pasi ka lënë pas vitet e fëminisë, kur harrohej me orë të tëra pas topit shumë shpejt do të vijë pjesëmarrja me ekipin e parë të rinjve të Flamurtarit , ku trajneri Feredun Bejkosala e vlerëson si një mbrojtës të mirë krahu. Të njëjtën gjë një vit më vonë do të bëjë tek ekipi të rinjve edhe trajneri Skënder Elmazi, që vendos me detyrën e mbrojtësit të djathtë. Në shtatorin e vitit 1975 në ndeshjen me Besën, kur Petro Ruci kishte pak ditë që kishte mbushur 18 vjeç, ish trajneri i tij i parë Bejkush Birçe do t’i besonte këtë detyrë.

Një mbrojjës energjik, tepër teknik dhe motivues në mbështetje të manovrës sulmuese përkah Cipit , Tahos , Iljadhit ,Lushajt ,Haxhiut, Xhafës , Ziles, Lcaj, Curit, Xhahos, Brahos, Rucit, Ferkos. Kushtës, Bubeqit, Gjondedës e të tjerë do të zhvillojë plot 346 ndeshje zyrtare me fanellën e Flamurtarit ku ka shënuar 31 gola, ku 284 ndeshje janë për kampionat, 43 për Kupë dhe 19 ndeshje ndërkombëtare. Më plot figura e Petro Rucit del kur arkivit të tij i shtohen edhe 8 ndeshjet me ekipin kombëtar të zhvilluara në harkun kohor 22 shtator të vitit 1982 deri më 20 nëntor të vitit 1983, ku me të drejtë veçohen si ndeshje më të vlerësuara për të ato ndaj Turqisë, Austrisë, Danimarkës dhe ish R.F.GJ. Një mbrojtës pozicional dhe me rendiment të plotë është prezantuar Petro Ruci në këto ndeshje mbresëlënëse. Por vlerat e kësaj figure sportive rriten edhe më shumë me faktet e tjera, që si pjesë e skuadrës të Flamurtarit në kornizën e viteve 1975 -1990 ekipi i tij i zemrës ka zënë tre vende të dytë në kampionat dhe ka dalë gjashtë herë në finalen e Kupës të Shqipërisë duke e fituar atë vetëm dy herë në vitin 1985 dhe 1988. Askush nuk e mohon rolin dhe kontributin e mbrojtësit të njohur Petro Ruci në këto suksese dhe arritje të skuadrës vlonjate. Por si shumë shokë të brezit tij mbrojtësi elegant Petro Ruci e mbylli karrierën sportive pa pasur mundësinë të shijojë qoftë edhe një herë të vetme fitimin e titullit kampion kombëtar me Flamurtarin e tij të dashur. Ndoshta edhe sot të gjithë i kujtojmë duelet e forta dhe të bukura ns fushën e lojës midis Petro Rucit dhe Agustin Kolës, ato me fierakun Majaci dhe shkodranin Luci. Një kapitull i bukur dhe shumë interesant i biografisë tij sportive janë dhe ndeshjet ndërkombëtare me fanelën e Flamurtarit, që fillojnë me Kupat- Ballkanike kundër Velezh –Mostar dhe A.E.K –Athinë dhe deri tek  skuadrat evropiane si H.J.K –Helsinki, Barcelona, Leh-Pozanan, Partizan-Beogradi e Vismut –Aue. Kur ishte vetëm 33 vjeç Petro Ruci largohet nga fusha e lojës, por jo nga futbolli. Vitet pas 1990 e gjeje këtë ish futbollist si seleksionues të moshave në kampionatin e shtetit fqinjë të Greqisë, Në këto vite Petro Ruci punoi me passion duke ndihmuar shumë futbollistë shqiptar të ambientohen dhe të ecin në klubet profesioniste, por ka zgjedhur dhe djem të rinj dhe me të ardhme për ekipet tona kombëtare të moshave. Në vitin 1996 së bashku me ish trajnerin e tij Leonidha Curi , i madhi Petro Ruci u rikthye për disa muaj në drejtimin e Flamurtarit. Më vonë përsëri do të vazhdojë përsëri punën si seleksionues i elementit të ri shqiptar në kampionatit grek. Dita e 2 korrikut 2009, kur u shua jeta e Petro Rucit ka sjell shumë dhimbje në Vlorë dhe tërë opinionin tonë sportiv. Ai ishte një figurë sportive që me punë, përkushtim, talent dhe zgjuarsi meritojë me të drejtë të ishte mbrojtësi energjik i Flamurtarit të madh. Se ishte i tillë, ndaj të gjithë dëshirojnë ta kujtojnë, vlerësojnë dhe respektojnë të paharruarin Petro Ruci.

Kanë thënë për Petro Rucin:

Sigal

Bejkush Birçe:” Kam pasur rastin të jem trajneri tij i parë. Petro ishte shumë punëtor dhe i palodhur në stërvitje dhe ndeshje. Ka dhënë shumë dhe ka marrë pak nga futbolli. Ai kaloi një jetë për këtë futboll dhe meriton dhe vlerësime të tjera”.

Fatmir Frashëri “Kocidenca ka sjell që numëri dy që unë kam mbajtur tek Tirana dhe kombëtarja ta mbajë edhe Petro Ruci në vitet e tij tek Flamurtari. Ka qënë mbrojtës elegant dhe i palodhur. Meriton gjithçka për t’u vlerësuar edhe më shumë ”.

Mexhit Haxhiu”Bashkë kemi luajtur një vit tek Flamurtari .Në tërë karrierën e tij Petro ka jusfikuar plotësisht preardhjen nga një familje sportive si dhe të qenurit lider në fushën e lojës”

Kreshnik Cipi: “Nuk më besohet edhe sot që Petro Ruci është ndarë nga ne. Më duket se të dy jemi atje në fushë dhe po luftojmëë fort me kundështarët… Nuk mundem dot të flas…”

Vasil Ruçi: “Me Petron na lidhte futbolli, të dy nga Dhërmiu dhe mbiemëri Ruci. Këto janë momente të vështira për mua…”

Foto Strakosha: “Kam ardhur veçanërisht për këtë ditë vlerësimi për Petro Rucin. Nuk mund të rrija pa ardhur, sepse Petro Ruci më ka mbështetur fort mua dhe shumë shokë të tjerë në ato vite të para të vështira në kampionatin grek”.

Luan Birçe: ‘Sa herë që mblidhemi ne brezi futbollistëve të atyre viteve harrojmë të gjithë që Petro Ruci nuk jeton .Tregojmë detaje dhe fakte nga jeta sportive dhe na duket sikur jemi të gjithë bashkë. Po afron një vit nga ajo ditë e zezë dhe ende nuk më besohet asgjë”.

Roland Iljadhi: “Më duhet shumë kohë të mësohem me mungesën e mikut dhe vëllait tim Petro Ruci.

Eqerem Memushi: “Duhet të kalojmë shumë vite që të na largohet nga kujtesa shoku ynë i mirë Petro Ruci “


Skeda e Petro Rucit

Lindur: Në Vlorë, më 3 mars 1957

Ndarë nga jeta: me 2 korrik 2009

Karriera si futbollist: Në vitet 1975 – 1990

Roli në skuadër: Mbrojtës i djathtë

Ndeshje të zhvilluara: Me Flamurtarin 327 ndeshje

Ndeshje ndërkombëtare: Me Flamurtarin 16 ndeshje dhe me ekipin kombëtar 12 ndeshje

Trofe të fituara: Me Flamurtarin 2 Kupa Republike në vitet 1985 dhe 1988

Vlerësimet: “Mjeshtër Sporti”, “Mjeshtër i Merituar “.”Legjenda e Futbollit Shqiptar” dhe “Mjeshër i Madh” pas vdekjes.