Shqiponja ‘makth’ i zviceranëve, televizioni bën gafën që ‘çmendi’ tifozët

702
Sigal

Të martën në mbrëmje në Bazel u zhvillua përballja mes Zvicrës dhe Danimarkës, e cila rezultoi një ndeshje dramatike. Zviceranët ishin duke dominuar takimin me tre gola diferencë, por në 10 minutat e fundit miqtë barazojnë gjithçka. Helvetët kanë në përbërje disa futbollistë shqiptarë, dhe duket se tashmë “shqiponja” është kthyer në një fiksim, apo simbol edhe i tyre.

Një shqiponjë ka fluturuar të martën në mbrëmje në gjithë Zvicrën, jo në stadium, por në televizionin që po transmetonte ndeshjen. Nëse sot do të ishte 1 prilli, sigurisht këtë shkrim do ta titullonim “Futbollistit i njohur zviceran Kevin Mbabu konvertohet, bëhet shqiptar”.

Televizioni zviceran RTS, pas ndeshjes në një intervistë me futbollistin Mbabu e prezantoi atë me flamurin shqiptar në krah. Duke e cilësuar se kombësia e tij ishte pikërisht shqiptare. “Padyshim, gabimi mund të ndodhë kudo, të gjithë bëjnë gabime dhe qëllimi ynë nuk është ai që u komentua..” kane shpjeguar kolegët nga RTS këtë ngatërresë të flamurit.

Shqiponja është kthyer në një “makth” për zviceranët, që pas asaj që ndodhi në Botërorin e Rusisë, ku Xhaka, Shaqiri dhe Lichsteiner kishin formuar me duar shqiponjën dykrenore pasi mposhtën Serbinë.

Sipas mediave vendase do të ishte më e logjikshme që të ishte shfaqur një flamur i Gjeorgjisë apo edhe i Danimarkës, por jo i Shqipërisë, pasi nuk e lidhte asgjë me këtë ndeshje. Por pse u shfaq flamuri shqiptar në atë fund të ndeshjes, ku Zvicra gaboi në fund të takimit, ishte një gjest i qëllimshëm. Massimo Lorenzi, drejtoi i medias në fjalë që bëri gabimin e ka cilësuar si gabim njerëzor: “Ne nuk e dinim se kush lojtarë do të dilte në atë moment për tu prononcuar për mediat. Personi përgjegjës në nxitim e sipër ka vendosur simbolin e parë që i është shfaqur, që rezultoi të jetë i Shqipërisë.”

Switzerland’s defender Kevin Mbabu controls the ball during the UEFA Nations League football match between Switzerland and Iceland at the Kybunpark stadium in St Gallen on September 8, 2018. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP) (Photo credit should read FABRICE COFFRINI/AFP/Getty Images)

Është me të vërtetë për të qeshur, por një gabim njerëzor është kthyer shumë shpejt në një çështje në Zvicër. Ku ka pasur edhe reagime të shumta, kjo lidhur me faktin që edhe kapiteni i helvetëve është një futbollist me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.