Moisi Dalipi: Merkatoja e janarit, si tregu i “gabit”

199
Sigal

109 lëvizje të futbollistëve të Kategorisë Superiore në merkaton e janarit-

Është bërë traditë tashmë në futbollin shqiptar, që skuadrat e futbollit të hynë në tregun e shitblerjeve të futbollistëve dy herë gjatë një sezoni sportiv. Në verë siç thonë specialistët, këto lëvizje janë me shumicë, sepse skuadrat synojnë të formatojnë ekipet duke parë dhe objektivat që duan të realizojnë. Natyrisht që ndodh kështu, sepse tregu i verës afron shumë alternativa edhe nga fakti se në këtë periudhë  futbollistët dhe trajnerët janë të çliruar disi nga detyrimet kontraktuale me klubet e tyre dhe si të tillë e kërkojnë lëvizjen. Por është fakt, se sapo përfundon pjesa e parë e sezonit të gjithë i drejtohen merkatos së janarit, ose e dhënë ndryshe tregut dimëror të shitblerjeve për të bërë riparimet e mundshme. Dikush i bën llogaritë për të kapur vendet e para në klasifikim, ku nuk përjashtohet dëshira për të fituar titullin kampion, të tjerë për të kapur grupin e skuadrave që fitojnë të drejtën për të marr pjesë në eventet europiane dhe të tjerë që kërkojnë të arrijnë  mbijetesën në Kategorinë Superiore. Pra të gjithë me qëllimet dhe objektiva për të blerë dhe shitur diçka në këtë treg që nga përmasat dhe zhvillimet e tij, e gjen tashmë si tregu i “gabit”. Ndryshimi nga merkatoja e verës, tani në stinën e dimrit qëndron në faktin që shitblerjet janë më të pakta, por shpesh herë dhe më të shtrenjta. Veprohet kështu, sepse të gjithë sulen për të marrë sa më shumë pa pyetur mirë për vlerën financiare të tyre. Në qoftë se në merkaton e verës numrat janë disi të pranueshëm për një prag fillimi të sezonit të ri, në atë të janarit shpesh gjithçka del jashtë kontrollit, duke u bërë një shembull i keq edhe për kampionatet e  vendeve të tjera. Duke dashur të flasim më konkretisht  duhet  thënë  se merkatoja e janarit 2021 në Kategorinë Superiore  ishte më e çuditëshmja dhe ndoshta më e veçanta  në këto vitet e fundit, sa u përket transferimeve dimërore. Kështu  nga llogaritë që u bënë deri të dielën në mbremje, kur u mbyllën “dyert” e këtij tregu të trasferimeve janë registrar 57 hyrje dhe 52 dalje, pra janë plot 109 lëvizje për futbollistët e Kategorisë Superiore.

Në pjesën më të madhe, afrimet vijnë nga tregu i huaj.  Skuadra kryesuese e Vllaznisë ka afruar 8 futbollistë dhe larguar 6 të tillë. Çdo lëvizje është tepër e studiuar, duke synuar të përfundojë gjithçka me fitimin e titullit kampion. Të gjithë emrat e afruar janë jo shumë të dëgjuar, por të domsdoshëm për një skuadër të  kompletuar që kërkon trofe. Nga largimet e bujshme  ka qenë ajo e sulmuesit golshënues Ismael Dunga që ka lënë pas një boshllëk të ndjeshëm në frontin e sulmit shkodran. Në kampin  partizanas, në këto lëvizje të merkatos të janarit ka ndikuar jo pak zhbllokimi i Partizanit nga FIFA, që solli emra të rëndësishëm si Ferhan Hasani, Stenio Zhunior dhe Valentino Murataj. Me objektivin për të synuar deri në fund të kampionit, fitimin e titullit kampion. Partizani ka afruar 10 futbollistë dhe ka larguar 4 të tillë. Tirana gjithashtu veproi fuqishëm duke u kundërpërgjigjur me Taulant Seferin, Tim Vairinen dhe Joselin Behiraç. Bilanci është 5 të afruar dhe 4 të larguar. Madje ndryshoi edhe trajnerin, teksa sot timonin e ka Orges Shehi. Aktiv edhe Kukësi, me 4 të afruar dhe 3 të larguar, ndonëse “blerja” më e bujshme ishte ajo e Mirel Josës në stol. Afrimet e mbrojtësve Rolandas, Baravikas dhe Numan Kurdiç, si dhe marrëveshjet që pritet të zyrtarizohen me mesfushorin Mate Tsintsaxe dhe sulmuesin Ivan Mamut, qartazi konfirmuan edhe një herë ambiciet e Safet Gjicit edhe për këtë sezon. Teuta, ashtu si edhe në verë, u tregua e kujdesshme, por nuk munguan lëvizjet me 3 të afruar dhe 3 të larguar. Sebino Plaku shton konkurrencën në sulm, ndërsa Xhekson Ferreira është një emër i afirmuar në kampionatin tonë, teksa vjen pas një eksperience në Kosovë me Gjilanin. Nga skuadrat e zonës së sipërme të tabelës, vetëm Laçi qëndroi pasiv, por me një arsye të fortë, pasi e ka grupin të kompletuar. Gjithsesi, pyetja është pse kaq shumë investime për lojtarë me peshë, kur Vllaznia është shkëputur me 9 pikë larg Partizanit, 10 pikë ndaj Laçit dhe Teutës dhe 11 pikë ndaj Kukësit, që janë ndjekësit më të afërt? Kleçka është pikërisht tek ëndrra e madhe që kanë të gjithë pretendentët dhe që quhet “titulli kampion”. Pra, të gjithë janë  përforcuar me shpresën se Vllaznia mund të rrëzohet dhe gara për titull do të rihapet shpejt…Skuadra e Partizanit  që  ndodhet në vendine dytë  ka bërë sforco jo të vogël me Hasanin, Zhuniorin dhe Muratajn. Siç shpejgojnë, vetë drejtuesit e klubit të kuq, gjithçka synon për t’i shtuar cilësitë dhe personalitetin e duhur kësaj skuadre që ëndërron rikthimin tek titulli kampion. Trajneri Daja e bëri të njohur objektivin e madh që në fillim të sezonit dhe me gjithë vështirësitë gjatë muajve që nuk bënë dot merkato, asnjëherë nuk ka hequr dorë nga trofeu më i rëndësishëm. Leksoni që ka dhënë Tirana e sezonit kaluar duket se është  ende aktual për t’i përmbysur gjërat. Kështu rasti e kërkon të thuhet se Tirana e sezonit  kaluar kur ndërruan trajnerin duket se  bënë një mrekulli, ku fituan dhe titullin kampion. Seferi është një blerje e bujshme, por edhe Vairinen, që vjen si një sulmues i kampionëve të Finlandës, Helsinki. Behiraçe mbetet për t’u parë  dhe sikur të mos mjaftonte kjo, u bë një sakrificë e jashtëzakonshme që të zhbllokohej merkatoja për një gjyq të humbur në FIFA dhe pati një kosto  jo të vogël prej 344 mijë eurosh  dhe Tirana i bëri gjithë këto levizje në këtë treg dimëror me   vetëm për të kapur një vend në kampionat që  dërgon në Europë, sepse në Kupë janë eliminuar. Një objektiv i vështirë ky për trajnerin Orges Shehi dhe skuadrën bardheblu që është shkëputur jo pak grupit të skuadrave që synojnë këtë zonë. Tek skuadra e Kukësit, duket se u kalua  pa shumë zhurmë zëvendësimi i Hallaçit me Josën, por është një sinjal i qartë se Gjici kërkon garanci për investimet që kanë bërë. Trajneri u ndryshua pikërisht pas dy fitoreve radhazi. Jo vetëm kaq, erdhën edhe përforcime në mbrojtje dhe repartet e tjera. Më realisti në kampin kuksian është sërish Josa, që thotë se nuk është i çmendur të flasë për titullin në këto pozita, por futboll është. Pastaj, një trajner rekordmen si ai, mund të bëjë çudira nëse ka kontingjentin dhe kushtet e duhura për të garuar deri në fund dhe fituar. Skuadra e Tetutës e drejtuar nga trajneri Martini duket se shqetësim ka shënimin e golit, deri tani Teuta shfaqet jashtëzakonisht e fortë kur është keq, por lë pikë atëherë kur mendon se e ka të fituar ndeshjen.

Kanë një grup të konsoliduar dhe një trajner që punon shumë me këta djem. Së fundmi pas sulmuesit Plaku  kanë marrë edhe Xheksonin, duke blinduar krahun e majtë. Teuta e ka grupin të konsoliduar dhe ndonjë lëvizje e bujshme mund të kishte prishur ekuilibrat  në skuadër që do thotë kosto  në rezultate. Laçi ka bërë si zakonisht pak “riparime” me 3 të afruar dhe po kaq të larguar, ashtu si dhe Kastrioti me 4 të afruar dhe 6 të larguar dhe Apollonia me shifrat 4 me 6. Drejtuesit e këtyre skuadrave  janë të bindur se me kontigjentin që kanë mund të  realizojnë objektivat e tyre në fund të sezonit. Bylis si zakonisht  me fluks të madh në hyrje – dalje me shifrat 8 të afruar dhe 9 të larguar. Largimi i shumë titullarëve si Murataj  me shokë do të jetë me pasoja për këtë skuadër që ka filluar të diskutojë seriozisht  mbijetesën. Skënderbeu, një “fotokopje” e mallkastriotrëve, duke bërë një trasformin të  plotë në merkaton dimërore me 9 afrime dhe 8 largime. Ndeshja  me Kukësin tregoi se skuadra nuk po gjen veten as nga “ndërrimet” e tregut  dimëror. Madje largimi i trajnerit Ahmataj i ka shtuar problemet në skuadër.Vendi i fundit në klasifikim dhe këto lëvizje kërkojnë të tregojnë se  ky sezon për Skënderbeun është nga më të vështirët e dekadës së fundit. Gjithsesi  tregu  dimëror i shitblerjes të futbollistëve ka tregur se brenda tij e ruan “ftohtësin” e ditëve të tij  me  temperatura të ulta. Gjithçka pritet të vërtetohet kur këto lëvizje të tregut dimëror të shikohen se çfarë vlera do të tregojnë në fushën e lojës.