Partizani është skuadra e fundit që kompleton stafin teknik për sezonin e ri 2025-2026. Sot në mbrëmje, klubi i kuq ka mbyllur bisedën me trajnerin e ri, pas largimit dy javë më parë të Skënder Gegës. Serbo-boshnjaku Mlladen Milinkoviç do të jetë bankina e re, duke e risjellë këtë teknik pas 8 vitesh në futbollin shqiptar, në Abissnet Superiore. Në fakt, Milinkoviç ka qenë prej ditësh në diskutime me klubin e kuq, duke qënë një nga alternativat kryesore për të marrë drejtimin e skuadrës. Duke pasur parasysh eksperiencën e tij në futbollin shqiptar, ku ka drejtuar Luftëtarin në sezonin 2016-2017, dhe Kukësin në një fazë të sezonit 2017-2027, si dhe sukseset që ka arritur me Buduçnostin në Malin e Zi, ku është shpallur kampion, tashmë Milinkoviç është pranë alternativës së suksesit, ose jo në stolin e Partizanit. Në mbrëmje Milinkoviç ka mbërritur në Tiranë ku po takohet me drejtuesit e klubit të Partizanit, dhe në orët e kësaj mbrëmjeje ndoshta do kemi edhe zyrtarizimin e tij në stolin e Partizanit. Për të, kjo është skuadra e tretë që drejton në futbollin shqiptar.
ABISSNET SUPERIORE
SKUADRAT PJESËMARRËSE
Skuadrat Trajnerët
KF Egnatia Edlir Tetova
KF Vllaznia Edi Martini
KF Partizani M. Milinkoviç
FC Dinamo C Ilir Daja
AF Elbasani Gvozdenoviç
KF Teuta Enkeleid Dobi
FK Bylis Mirel Josa
KF Tirana Vangjel Mile
FK Vora Arjan Bellai
KF Flamurtari K.Garsia





















