“Mirupafshim” Man United, Pogba ka zgjedh skuadrën e re

Paul Pogba është lojtari i shumë përfolur këtë sezon tek skuadra e Manchester United.

Francezi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me “djajtë”, sepse dëshiron një transferim te një skuadër tjetër gjatë sezonit të ardhshëm.

NOA

Sipas asaj që raporton “Footballitalia”, Pogba tashmë e ka zgjedhur skuadrën se ku do luajë vitin e ardhshëm.

Italia është destinacioni i tij i preferuar, që e shikon Torinon si një mundësi shumë të mirë ku mund të fitojë me skuadrën e Juventusit.

Një rikthim tek Juve mund të behët më parametra zero, sepse kontrata aktuale e Pogba me United mbaron në fund të qershorit të ardhshëm.

“Bardh e zinjtë” mund ti ofrojnë francezit një pagë prej 12 milion eurosh në sezon plus bonuse.

Dritare tjetër për Pogba nëse nuk arrihet marrëveshja e duhur me skuadrën italiane, është edhe Real Madrid dhe PSG që duan shërbimet e 28-vjeçarit.