Milani pranë goditjes së madhe, dalin shifrat e para

115
Sigal

Pasi ka larguar edhe Castillejo, duket se tashme Milani po mbyll per nje top goditje. Në krye të listës së dëshirave të Milan qëndron talenti belg i Bruge. Tashmë dihet se fjalë është për Charles de Ketelaere.

Charles De Ketelaere është gjithnjë e më afër transferimit te Milani. Gazeta belge Het Nieuwsblad shkruan duke shpjeguar se destinacioni i kuqezinjve po bëhet një opsion gjithnjë e më konkret për mesfushorin e ri sulmues që është në grumbullim me Bruges, por nuk mori pjesë në ndeshjen e parë miqësore kundër Kopenhagen.

Oferta e parë u refuzua, por kuqezinjtë janë gati të bëjnë një të dytë me 30 mln euro dhe bonuse Mesfushori 21-vjeçarë shikohet si një lojtarë kyç në formacionin e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm dhe Stefano Pioli kërkon ta ketë nënurdhrat e tij.

Nëse ditë më parë u raportua se Milan kishte arritur me skuadrën belge marrëveshjen për transferimin e lojtarit, tashmë mediat italiane raportojnë së Maldini ka arritur gjuhën e përbashkët edhe me vetë 21-vjeçarin për kalimin e tij në Milano.

Sipas “Tuttosport” Milan duhet të bëjë gati 30 milionë euro për Bruge, me skuadrën belge që pëlqen edhe disa lojtarë të rinj të kuqezinjve që kërkon t’i përfshijë brenda marrëveshjes si portierin Jungdal dhe sulmuesin Roback.