VIDEO/ Zjarr në malin e Çikës

164
Sigal

Vijon prej disa orësh zjarri në malin e Çikës pranë fshatit turistik të Dhërmiut. Vatra e zjarrit në fjalë dyshohet se është e qëllimshme e vendosur nga çobanë ose persona të apasionuar pas aventurës.

Përsa i përket vatrës së zjarrit, ajo është e kufizuar me një përrua, teksa edhe era bregdetare fryn në drejtim të ndryshëm të saj.

Zjarri është në terren të thepisur i cili mund të shuhet vetëm nga ajri. Pas raportimeve të qytetarëve kanë shkuar në terren ekipet e emergjencës civile të cilët kanë konstatuar një fakt të tillë.

Për zjarrin në fjalë deri më tani për shkak të terrenit nuk ka patur ndërhyrje, teksa ndërhyrja pritet ditën e nesërme duke parë edhe ecurinë e tij. Gjithashtu raportohet se banesa nuk ka aty pranë.