Milani fiton me Kaljarin, Ibrahimoviç shënon golin e parë me kuqezinjtë

525
Sigal

Milani është rikthyer te suksesi në këtë javë të Serisë A. Kuqezinjtë mposhtën me rezultatin 0-2 në transfertën e Sardenjës një rival të vështirë si Kaljari. Vendimtar në këtë takim ishin dyshja e sulmit Leao dhe Zllatan Ibrahimoviç.

Suedezi kërkoi që në repartin e sulmit të luante me Leaon dhe tekniku Pioli i besoi, teksa të dy ia shpërblyen më së miri besimin. Sa i përket sfidës, golat erdhën në pjesën e dytë të takimit, me brazilianin që zhbllokoi në minutën e 46-të, ndërsa në të 64-tën, Ibra i dhuroi qetësinë skuadrës.

Ky ishte një sukses i rëndësishëm për Milanin pas një periudhe të vështirë dhe mund të besojë në një vend në Kupat e Europës, gjithnjë edhe nëse dyshja e sulmit do të funksionojë si ditën e sotme.