Messi tregon momentin kur mendoi largimin nga Barcelona: Ndihesha i trajtuar keq!

306
Sigal

Lionel Messi e ka kaluar gjithë karrierën me fanellën e skuadrës së Barcelonës, duke fituar trofe të rëndësishëm. Ylli argjentinas ka pasur momentet e tij të vështira edhe me fanellën blaugrana, duke menduar  madje edhe për largimin.

Ishte viti 2016 kur akuzat ndaj tij për evazion fiscal u amplifikuan dhe u shpallën fajtorë bashkë me të atin për një mashtrim 4.1 mln euro mes 2007-2009. Në një intervistë për  “Rac 1”, ai tregon situatën që përjetoi.

“Në atë kohë, falë kaosit që ishte krijuar prej çështjes së taksave, dëshiroja të largohesha. Doja të ikja nga Barcelona, më saktë doja të largohesha nga Spanja. Ndihesha sikur isha trajtuar shumë keq, nuk doja të qëndroja më te Barcelona. Askush nuk më bëri ofertë, pasi kujtonin se nuk do të lëvizja.

Nuk e fsheh dot, ishte një situatë e vështirë për mua dhe familjen time. Më ngushëllonte fakti që fëmijët e mi ishin të vegjël dhe nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte. Në fund vendosa të qëndroj, para së gjithash për veten dhe familjen time.

Nuk doja të ndryshoja qytet dhe të humbisja lidhjet që kisha krijuar me njerëzit dhe miqtë e mi. Do të më kishte ardhur keq t’i kisha humbur të gjithë këto po të largohesha“, zbuloi ylli argjentinas.