Spanja shpall dhjetë ditë zie kombëtare për të vdekurit nga Covid-19

266
Sigal

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka njoftuar se Spanja do të shpallë dhjetë ditë zie kombëtare, për víktimat që kanë humbur jetën nga koronavirusi, që nga e dita e martë e javës së ardhshme.

“Të gjithë ne do të ndalemi për të përkujtuar viktimat e fatkeqësisë më të rëndë të shekullit. Sfida e rindërtimit është mbi ne. Që nga e marta, vendi do të jetë në zi kombëtare për dhjetë ditë. Të ndjerët meritojnë kujtesën tonë, por edhe harmoninë tonë, ne do të duhet të jetojmë së bashku në të njëjtin vend që ata ndërtuan” është shprehur ai.

Po ashtu ai mjoftoi se që nga korriku Spanja do të lejojë hyrjen e turistëve të huaj.

Spanja, së bashku me Italinë, janë në mesin e vendeve më të prekura nga epidemia e Covid-19 në Europë. Dëri më tani në Spanjë kanë humbur jetën 28,678 njerëz dhe janë infektuar 282,370 persona.