Messi kalon me sukses vizitat mjekësore(VIDEO)

263
Sigal

Në orët e ardhshme, Lionel Messi do të jetë zyrtarisht lojtar i PSG. Nuk ka më dyshime, pasi gjatë gjithë pasdites, PSG dha disa detaje për nënshkrimin me yllin argjentinas në rrjetet e tij sociale.

Tashmë lojtari është në Paris. Sipas Sky Italia , Messi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësor këtë të martë pasdite, në Spitalin Amerikan të Neuilly. Zyrtarizimi është thjesht një formalitet, pasi lojtari do të flasë nesër në mëngjes në orën 11 të mëngjesit në Parc des Princes.