Simeone iu tregoi t*pet pas humbjes, Allegri: Më keq se kaq…

462
Sigal

Massimilliano Allegri, trajneri i Juventus, është shprehur optimist për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League pas humbjes 2-0 të pësuar mbrëmjen e djeshme në “Wanda Metropolitano” kundër Atletico Madrid.

“Në ndeshjen e kthimit do të luajmë ndryshe. A besojmë te kualifikimi? Patjetër, më keq se kaq nuk mund të bëjmë”, ka thënë trajneri i bardhezinjve për “Rai 1”.

“Loja fizike e Atletico-s? Ata kështu luajnë dhe arbitri ka bërë një punë të mirë. Në Torino duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të siguruar çerekfinalet. Gjithsesi, tani duhet të mendojmë për kampionatin, sepse na presin tri ndeshje të vështira”.

“Gjesti i Simeonoes? Nuk e kam problem, këtu kështu është gjithmonë”.