Messi: I lumtur për kualifikimin në Botëror, tani është koha për të…

173
Sigal

Vendimi i Lionel Messit për t’iu bashkuar Argjentinës në kualifikueset për Botërorin 2022, pavarësisht shqetësimit muskulor që e kishte detyruar të humbiste dy ndeshjet e fundit me PSG-në, i mërziti jashtëzakonisht shumë drejtuesit e klubit parisien, të cilët nuk ngurruan të kritikonin sulmuesin e tyre.

I kthyer në tokën franceze, “Pleshti” shprehu gëzimin për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm si dhe rikonfirmoi dëshirën e tij për ta mbyllur në mënyrën më të mirë vitin me PSG-në, teksa e ardhmja e tij është e lidhur sërish me Barcelonën. “Sapo kam zbritur në Paris me gëzimin e jashtëzakonshëm që kam arritur qëllimin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës në Katar.

Është pa dyshim qershia mbi tortë e një viti shumë të veçantë që patëm me kombëtaren tonë! Faleminderit përsëri për gjithë dashurinë që na jepni. Në janar, në dashtë Zoti, do të takohemi sërish.

Tani është koha për të ndryshuar objektivin sepse kam ende shumë dëshirë të vazhdoj të luftoj për të arritur objektivat që kemi vendosur këtu në PSG dhe dua të qëndroj i fokusuar dhe të punoj për të arritur qëllimet.

Ka mbetur vetëm një muaj e gjysmë nga ardhja e vitit 2022 dhe do të dëshiroja ta mbyllim këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me momente të tjera të mira që mund të arrijmë në Francë. Përqafime të gjithëve!”