Mediat britanike shuajnë shpresat e Shaqirit: Liverpool shkëput ‘lidhjen’

522
Sigal

Pak ditë më parë mediat britanike hodhën idenë që sulmuesi shqiptar i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri po shihet si një alternativë e mundshme për t’u bashkuar gjatë merkatos së verës me Liverpool, pasi ky i fundit kishte treguar interes konkret për shqiptarin.

Mundësitë për të qenë në formacionin e “Anfiled” mesa duket janë zbehur, pasi trajneri Jurgen Klopp nuk e sheh më si një prioritet të favorshëm sulmuesin shqiptar. Lajmin e ka konfirmuar “Sky Sport”.

Liverpool gjithashtu u tërhoq nga gara për të nënshkruar me yllin e Lyonit dhe të Francës Nabil Fekir, duke e lënë klubin ende të shteruar në repartin sulmues.

Shaqiri besohet të jetë në dispozicion për 12.5 millionë paundë për shkak të një klauzole në kontratën e tij.