Leclerc zgjat kontratën me Ferrarin

445
Sigal

Një kontratë të re 5-vjeçare si dhuratë për festën e Krishtlindjes. Ferrari “blindon” zyrtarisht Charles Leclerc deri në vitin 2024.

Zyrtarizimi i marrëveshjes së re u bë mëngjesin e kësaj të hëne, me pagën e pilotit francez të trefishuar.

Pra, kontrata ekzistuese me “Kokëkuqen”, që skadonte në vitin 2021, është zgjatur edhe tre vite të tjera.

Kampionati i parë botëror me Ferrarin ishte shumë pozitiv për Leclerc, i cili e mbylli në vendin e katërt me 2 Çmime të Mëdha dhe 7 “pole position”.

Bëri më mirë se shoku i tij i skuadrës, gjermani Vettel, që fiton 35 milionë euro në vit.

Kjo ishte një arsye më shumë pse i duhet rritur ndjeshëm paga.

Menjëherë pas zyrtarizimit të marrëveshjes së re, vijnë edhe fjalët e Leclerc.

“Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën me Ferrarin. Sezoni që mbylla si pilot i skuadrës më prestigjioze në Formula 1 ishte për mua si ëndërr. Po pres me padurim ta thelloj marrëdhënien, tashmë të fortë, që më mban të lidhur me skuadrën pas një viti 2019 intensiv dhe plot emocione. E pres me padurim të ardhmen, gati për të nisur sezonin e ri”, tha ai.