Në një dasmë sa madhështore aq edhe tradicionale, Mesut Ozil dhe Amine morën bekimet e presidentit turk, Erdogan gjatë kurorëzimit të dashurisë, të cilin e kishte zgjedhur si dëshmitar që kur vendosi të martohej. Me lot në sy teksa është kryer riti i marrjes së nuses, Mesut dhe Amine i kanë dhënë fund beqarisë.
![]()
Ashtu siç pritej, dasma mori gjithë vëmendjen, me dy personazhë mjaft të pëlqyer për publikun turk, të cilët kishin paralajmëruar të kryenin tre dasma, në tre vende të ndryshme. Dasma e parë u organizua në Stamboll, dhe video në të cilën çifti presin tortën është në qendër të medias rozë.
E veshur me një fustan saten, bust me rripa të hollë dhe me vellon që i mbuonte fytyrën, Amina ka përcjellë pamjen e një nuseje të ëmbël, fine e pak tradicionale. Ndërsa ylli i Arsenalit, Mesut Ozil me një kostum të zi, tipikun e një dhëndri ka shkëlqyer përkrah bashkëshortes së tij.
Mes miqsh, një video nga momenti i prerjes së tortës, duket Mesut që mban për beli bukuroshen dhe së bashku kryejnë ritin e njohur të dasmës.



















