Mbyllet turi i parë, ja të gjitha çiftet në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë

486
Sigal

luajtën ditën e sotme, ndeshjet e kthimit të turit të parë të “Kupës së Shqipërisë”, që vendosën se cilat skuadra u kualifikuan në fazën tjetër.

Në Grupin A, nuk mungojnë përballjet e mëdha në turin tjetër, aty ku ka edhe ndeshje direkte si në Kategorinë Superiore.

Do të kemi përballje interesante, aty ku Vllaznia do të ndeshet me Flamurtarin. Partizani me Besëlidhjen, Kastrioti – Tirana dhe Erzeni-Teuta.

Në Grupin B, bie në sy çifti mes Bylisit dhe Skënderbeut. Kurse Besa do të përballet me Luftëtarin, ndërsa dy çiftet e tjera janë: Lushnja – Kukësi dhe Laçi – Apolonia.

Ndeshjet e para do të luhen në datën 22 janar 2020, teksa ndeshjet e kthimit luhen më 5 shkurt 2020.

Grup A:

Besëlidhja- Partizani

Erzeni- Teuta

Vllaznia-Flamurtari

Kastrioti-Tirana

Grupi B :

Lushnja- Kukësi

Besa- Luftëtari

Bylisi-Skënderbeu

Laçi-Apolonia