Kombëtarja e Izraelit stërvitet në katin e 23-të të hotelit në Tiranë

509
Sigal

Masat
e larta të sigurisë për ndeshjen Shqipëri–Izrael dhe paralajmërimet për sulme
të mundshme por edhe moti i keq kanë bërë që ekipi i Izraelit të bëjë stërvitje
në një vend të pazakontë. Ekipi po stërvitet as më pak e as më shumë por në
katin e 23-të të hotelit në qendër të Tiranës ku po qendron.

Kjo foto e publikuar nga federata
izraelite e futbollit dhe mban diciturën: “Ekipi kombëtar i Izraelit. Kjo është
stërvitja e mbajtur me lart se asnjëherë tjetër. Kati 23, Tirana, me një pamje
mahnitëse dhe shi”.

Kjo përfaqësuese do të udhëtojë
pasdite në Elbasan nëpërmjet tunelit. I gjithë aksi do të bllokohet deri në
kthimin e tyre në Tiranë pas ndeshjes.

Trupat Renea dhe FNSH janë
pozicionuar rreth stadiumit Elbasan Arena më shumë se 24 orë më parë. Policia
vendase ka patrulluar vazhdimisht në rrugë dhe rrugica të qytetit. Pritet që
deri në mbrëmje numri i uniformave blu në Elbasan të arrijë deri në 2000.

Ashpërsia e këtyre masave është
kërkuar më së shumti nga agjentët e sigurisë së Mossad që shoqërojnë kombëtaren
izraelite. Hoteli ku po qëndron ekipi ruhet ende nga personeli i policisë së
shtetit i armatosur rëndë.

Një ditë më parë u mësuar se Mossad
i ka detyruar futbollistët që të mos zbresin as në hollin e hotelit. Kështu që
paraditen e sotme izraelitët janë shtrënguar të kryejnë ushtrime në katin e 23
të ndërtetës ku janë akomoduar.

Po sot, ambasadori i Izraelit pati
një takim me ekipin e futbollit Izraelit dhe stafin që e shoqëronte. Ambasadori
i uroi qëndrim të këndshëm në Shqipëri si dhe rezultat pozitiv në ndeshjen me
ekipin shqiptar. Është hera e parë që dy ekipet përballen me njëra- tjetrën dhe
besojmë që do të sjellin një spektakël të vërtetë sportiv./BW/