Manchester United mbetet “thatë”, Choupo-Moting drejt rinovimit me Bayernin

119
Sigal

Sulmuesi i Bayern Munichut, Choupo-Moting po jep prova të forta se përse atij duhet t’i ofrohet një zgjatje e kontratës sa më shpejt të jetë e mundur. Deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 3 asiste në vetëm 14 ndeshje.

Sipas asaj që drejtori i bavarezëve, Hasan Salihamidzic tha për ‘Sky Germany’, klubi do të bisedojë me lojtarin së shpejti për t’i ofruar vazhdimin e kontratës, duke i lënë të kuptohet klubit të Manchester United se e ka të kotë të insistojë për shërbimet e tij: “Ai jep shumë në sulm si numër 9, ne duam ta mbajmë atë, unë kam një marrëdhënie me agjentin e tij”.

Sipas të gjitha gjasave, bisedimet do të nisin pas Botërorit të Katarit. Ka optimizëm se do të ketë një fund të lumtur mes palëve dhe për këtë na duhet të presim e të shohim.