Manchester United fiton betejën e “djajve”, Ajax dhe Villarreal bëjnë detyrën dhe kualifikohen për në çerek-finale (VIDEO)

243
Sigal

Janë mbyllur 4 ndeshjet e fundit në Ligën e Europës, të vlefshme për fazën e 1/8-ve.

Mançester Junajtid ia ka dalë të kualifikohet në fazën tjetër, teksa pas ndeshjes së parë ndaj Milanit në Angli e cila u mbyll me rezultatin 1-1, ka triumfuar në “San Siro” me rezultatin 1-0. Ka mjaftuar një gol i Pol Pogba në minutën e 48’, që anglezët të presin biletën për në çerekfinale. Mesfushori francez, pasi u inkuadrua në minutën e 45’, ia doli që 3 minuta më vonë të shënonte për të kualifikuar më tej skuadrën e tij.

Për sa i përket ndeshjeve të tjera, Ajaksi u kualifikua gjithashtu më tej, teksa mposhti edhe në ndeshjen e kthimit Jang Bojsin. Vijareal triumfoi 2-0 ndaj Dinamo Kiev për të kaluar më tej, teksa me të njëjtin rezultat fitoi edhe Slavia Pragë, për të eliminuar Rejnxhërsin.


Rezultatet: 

Milan-Manchester United 0-1 (1-2)
Pogba 48′


Ranger-Slavia Prague 0-2 (1-3)
Olaynka 14′, Stanciu 74′

Villarreal-Dynamo Kiev 2-0 (4-0)
Moreno 13′, 36′



Young Boys-Ajax 0-2 (0-5)
Neres 21′, Tadiç 49′