Nesti Gjoka: Kryesueset nuk po ecin me hap kampioni për “Final 4”

22

KAMPIONATET/ Ish-trajneri i Superiores, Nesti Gjoka, përshkruan 28 javët e luajtura dhe renditjen

Sigal

Agron Kaja

Agron Kaja

 

“Skuadrat që synojnë zonën e “Final 4” duhet të formatojnë fizionominë e skuadrës për të shkuar të sigurtë. Dhe duke ju referuar rezultateve të javës së 28-të, kështu skuadrat nuk po ecin me hap kampioni”

Faza e katërt e Abissnet Superiore nisi me dy humbje të kryesuesve, Egnatias dhe Partizanit, ndërkohë që në ndeshjet e tjera rezultatet ishin edhe të prituar, por edhe të pamenduar, sikundër fitorja 2-0 e Kukësit, apo fitorja e Tiranës 3-2 në “derbin” me Dinamon. Për specialistin e futbollit Nesti Gjoka, java e parë e fazës së katërt tregoi se skuadrat e kreut nuk po ecin me hap kampioni. “Skuadrat që synojnë zonën e “Final 4” duhet të formatojnë fizionominë e skuadrës për të shkuar të sigurtë në “Final 4”. Sepse duke ju referuar rezultateve të javës së 28-të, që njëherësh ishte edhe e para e fazës së katërt të Abissnet Superiore, kështu skuadrat nuk po ecin me hap kampioni. Humbën këtë javë tre skuadrat e kreut: Egnatia, Partizani e Vllaznia, të cilat mendohet se janë tre të sigurtat për zonën “Final 4”. Vllaznia ishte e penalizuar nga mungesat, Partizani nuk e priste humbjen në Durrës, ndërkohë që Egnatia nuk u tregua në nivelin e kryesueses në sfidën me Skënderbeun”, kështu e nisi dje bisedën specialisti i futbollit Nesti Gjoka, i cili për gazetën “Telegraf” iu referua edhe periudhës dyjavore pa ndeshje zyrtare. “Janë dy javë pa ndeshje zyrtare, të kushtëzuara këto nga dy ndeshjet miqësore të Kombëtares, por kjo hapësirë mendoj se u shërben për mirë skuadrave. Kjo vjen në momentin e duhur për trajnerët, pasi ata dhe skuadrat kanë nevojë për pak qetësi,  dhe kjo hapësirë i mundëson që ta përqendrojnë më mirë përgatitjen e skuadrës për vazhdimësinë e sezonit. Njëherësh do thoja se kjo hapësirë është e nevojshme edhe për rikuperime, sepse kemi kaluar tre faza dhe ka lojtarë të dëmtuar”. Edhe pse java e 29-të e Abissnet Superiores luhet në datën 30 mars, për specialistin Gjoka ka edhe një përshkrim për ndeshjet e kësaj jave. “Të gjitha ndeshjet e javës së 29-të i mendoj të vështira dhe të forta, dhe kësisoj nuk mund të bësh dot diferencën. Sepse duke u nisur nga renditja, Laçi do luftojë për tri pikë ndaj Partizanit, i cili nga ana e tij do kërkojë të dalë pozitiv për të qënë i sigurtë në “Final 4”. Po kështu Dinamo ndaj Skënderbeut, të cilin e ka edhe rival për zonën “Final 4”. Kukësi ka rritje në lojë dhe Egnatia mendoj se do ta ketë të vështirë ndaj tij, ndërsa Tirana me Teutën ndoshta e mendon me afër “Final 4”. Vllaznia do kërkojë të konfirmohet ndaj Erzenit, pas humbjes që mori javën e kaluar në Kukës. Kështu skuadrat do të kërkojnë të jenë në rrugën e duhur të synimeve të tyre”, ishte kjo biseda me specialistin e futbollit Nesti Gjoka.

 

Përgjigje

Tifozeria e Tomorrit në të drejtën e saj!

Ditën e shtunë më 16 mars 2024, në stadiumin “Tomorri” në Berat u luajt ndeshja Tomorri-Luzi 2008, e vlefshme për javën e 25-të, të Kategorisë së Parë. Skuadra beratase humbi 1-2 dhe e përkeqësoi edhe më shumë gjëndjen në fundin e tabelës së renditjes, vend që të zbret automatikisht në Kategorinë e Dytë. Beratasit nuk morën asnjë pikë mbijetese, dhe kjo solli situatë të pakëndshme, gjatë e pas ndeshjes. Tifozeria e qytetaria beratase në stadium, protestoi ndaj kësaj situate, duke ju kundërvënë trajnerit Febron Ziu, si i përzgjedhur nga Bashkia, e cila akuzohet se është përgjegjësja kryesore që Tomorri endet në të tilla pozicione inferiore. Të dielën dhe të hënën, në mediet e ndryshme, sportive dhe josportive, kishte opinione të ndryshme, por më të shumtë ishin ata që i kanë dhënë të drejtë protestës. Jo vetëm për tifozllëk, por edhe për faktin thelbësor se skuadra që financohet nga Bashkia, burimin financiar e merr nga taksat e tyre. Ndoshta nuk jemi mësuar që t’i shikojmë kështu realitetet, sepse drejtuesit në Bashki janë bërë si pronarë dhe jo si të zgjedhur. Ata vendosin për çdo gjë, edhe për trajnerin duke e sjellë nga jashtë Beratit, edhe pse ky qytet ka emra të mëdhenj të trajningut dhe të aftë ta ndryshojnë situatën në të mirën e skuadrës e të futbollit beratas. Prandaj tifozeria ishte në të drejtën e saj për atë protestë, e cila nuk duhet të jetë e fundit. Tashmë duhen piketa të reja për ndryshim, Kategoria e Dytë është më pranë.

ABISSNET SUPERIORE  

NDESHJET, JAVA 28
E shtunë, 30 mars 2024
Laçi-Partizani                          14:00

Dinamo C.-Skënderbeu          14:00

Egnatia-Kukësi                       14:00

Vllaznia-Erzeni                       14:00

Tirana-Teuta                            14:00

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Egnatia                     28        51

2.Vllaznia                    28        49

3.Partizani                   28        46

4.Skënderbeu              28        40

5.Tirana                       28        39

6.Dinamo City             27        36

7.Laçi                          28        31

8.Teuta                        27        31

9.Erzeni                       28        27

10.Kukësi                    28        25

 

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 26

E mërkurë, 27 mars 2024

Korabi-Flamurtari                   14:00

Lushnja-Vora                          14:00

Kastrioti-AF Elbasani             14:00

Burreli-Bylis                            14:00

Besa-Bylis                               14:00

Apolonia-Tomori                     14:00

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.AF Elbasani              25        59

2.Bylis                         25        58

3.Flamurtari                 25        46

4.Vora                         25        45

5.Apolonia                  25        36

6.Korabi                      25        36

7.Lushnja                    25        28

8.Burreli                      25        28

9.Kastrioti                   25        26

10.Luzi 2008               25        21

11.Besa                      25        19

12.Tomorri                  25        14