Manchester City mund të transferojë yllin e Bayernit

31
Sigal

Joshua Kimmich mund të transferohet që në janar te Manchester City. Media angleze raporton se mesfushori gjerman nuk ka raporte aspak të mira me trajnerin aktual të Bayernit, Thomas Tuchel.

Megjithatë Bayerni nuk është një klub që shet lehtë futbollistët e tij dhe aq më tepër në janar. Klubi bavarez do të duhet të gjejë më parë zëvendësuesin, që sipas gjasave do të jetë portugezi Palhinha i Fulham.