Mançester Sitin e nderon sërish Sterling, ngjitet në vendin e dytë

460
Sigal

Mançester Siti ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mundur me rezultatin 3-0 Aston Vijën. Të besuarit e Guardiolës, kanë vuajtur jo pak duke e gjetur golin e avantazhit në pjesën e dytë, aty ku ka qenë sërish Sterling, njeriu që i ka kaluar në avantazh. Sterling ashtu si në Champions që mundi i vetëm Atalantën, është kthyer vendimtar tashmë edhe në kampionat.

Në minutën e 65, De Bryne ka arritur të realizojë një gol mjaft të bukur, i ndihmuar edhe nga një rrëmujë në zonë. Vetëm 5 minuta më vonë, ka qenë Gyndogan ai që ka realizuar golin e tretë duke vulosur fitoren e Mançester Sitit që me këtë rezultat, tashmë e sheh veten në vendin e dytë duke parakaluar sërish në klasifikim Leisterin.

Siti numëron 22 pikë në klasifikim, 3 më pak se Liverpuli që ka edhe një ndeshje delikate në shtëpi përballë Totenhemit. Të kuqtë, do të zbresin në fushë ditën e nesërme. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Mançester Siti – Aston Vija 3-0
45’ Sterling, 65’ De Bryn, 70’ Gyndogan