Zyrtare/ Kallaku e mbyll me Teutën, kthehet në Kroaci pas 6 muajsh

155
Sigal

Sherif Kallaku nuk është më pjesë e skuadrës së Teutës. Fantazisti 24 vjeçar ishte në huazim te kampionët në fuqi nga Lokomotiva e Zagrebit.

Kallaku ka kontratë deri në vitin 2024 me klubin kroat dhe në korrik u rikthye në Durrës.

Huazimi 6-mujor ka mbaruar dhe lojtari ofensiv do të rikthehet në Zagreb, lajm që është konfirmuar edhe nga klubi bregdetar.

“Në emër të Presidentit të KF Teuta, Z.Edmond Hasanbelliu, falënderojmë futbollistin Sherif Kallaku, i cili nuk është më pjesë e skuadrës sonë!

Mesfushori 24-vjeçar do të rikthehet në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebi. Pas 6 muajsh me blutë, duke zhvilluar performanca pozitive.

KF Teuta e falënderon Kallakun për kontributin e dhënë për fanellën e Teutes dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij futbollistike”.