Mahir Halili: Renditja aktuale do ta bëjë garën më të fortë deri në fund

INTERVISTA / Në analizën e tij, ish-futbollisti i Tiranës e Kombëtares, Mahir Halili, shprehet i bindur

Agron KAJA

Sigal

Abissnet Superiore ka hyrë në një fazë delikate, si i përshkruani 165 ndeshjet e luajtura në 33 javë?

Në përgjithësi, unë mendoj se ka qënë një kampionat i ekuilibruar, kryesisht te skuadrat që renditen në vëndet e para për “Final 4”. Ndërsa te skuadrat e tjera, kryesisht në fazën e katërt ato e kanë bërë edhe më të fortë garën, dhe të vështirë.

Cila skuadër mendoni se ka qënë më stabël në lojë dhe në rezultate në këto 33 javë të luajtura?

Tirana ka patur më shumë stabilitet nga skuadrat e mbijetesës, ndërkohë që Partizani e Dinamo janë në garë mes tyre për “Final 4”. Ndërsa do veçoja edhe  vazhdimësinë e Vllaznisë dhe seriozitetin e AF Elbasanit, dy pretendente për titull.

Matematikisht edhe Egnatia është pjesë e “Final 4”, cilën skuadër tjetër e mendoni në këtë grup?

Do jetë një luftë e ashpër mes Dinamos e Partizanit, por Dinamon e mendoj pjesë të “Final 4”. Sepse ka treguar më shumë stabilitet në lojë dhe në rezultate, ndërsa Partizani ka patur luhatje. Lufta për “Final 4” do vazhdojë deri në javën e fundit.

Lufta për “Këpuca e Artë” e kampionatit po zhvillohet mes Balajt të Vllaznisë dhe Makustit të Flamurtarit, cilin e mendoni fitues?

Edhe në këtë sezon, unë shikoj Balajn si kryegolashënues. Rivaliteti me Maksutin do ti japë më shumë bukuri garës mes tyre, dhe djaloshi i Flamurtarit duhet falenderuar për vlerat që ka. Po vazhdon kështu, Kombëtarja do ta ketë në konsideratë.

Të gjitha ndeshjet e javës së 34-ët do të luhen në të njëjtën ditë dhe orë, sa do t’i shërbejë garës?

Kjo formë shërben në pastërtinë e garës, sepse në të njëjtën ditë dhe orë nuk ka mundësi që të bëhet edhe ndonjë tolerim. Në të tilla orare, të gjitha skuadrat mobilizohen në maksimumin e vlerave, dhe japin më të mirën e tyre në fushë.

Cilën nga sfidat e javës së 34-ët e mendoni më delikate, dhe pse?

Unë do veçoja tre ndeshje: Partizani-Flamurtari, Teuta-Tirana dhe Vora-AF Elbasani. Sepse përballen skuadrat me synimet ekstreme, çka i bën edhe më interesante ndeshjet. Këtu nuk do ketë favoritë, por ndoshta edhe ndonjë “dhuratë”.

Nga kreu në fundin e renditjes, sa verdikte mund të përcaktohen në ndeshjet e javës së 34-ët?

Është shumë shpejt për verdikte stabël. Por në këtë javë, Dinamo do ti bashkohet tre skuadrave të tjera në zonën “Final 4”. Ndërsa në zonën ku renditen skuadrat e mbijetesës, mbetet situatë e paparashikueshme. Dilema ka, por ka edhe befasi!

Nisur nga renditja pas javës së 33-të, si e mendoni pozicionin e skuadrave në tre javët e mbetura?

Pozicionet e skuadrave në renditje edhe mund të ndryshojnë, sepse janë edhe 9 pikë në lojë që vlejnë për renditjen përfundimtare. Në këto tre javë do të tregohen  mundësitë e skuadrave, por luftë më e fortë do jetë për mbijetesën.

Tre javë nga përfundimi, si e parashikoni sot renditjen në javën e 36-të, nga kreu në fundin e tabelës?

Kështu sikundër janë sot në renditje skuadrat, parashikim është shumë i vështirë. Unë mendoj se do ketë lëvizje në të gjitha pjesët e tabelës së renditjes, por po këmbëngul te zona e skuadrave për mbijetesë, këtu do ketë lëvizje më të prekshme.

Dënime dhe gjoba, Tirana më e ndëshkuara

#KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë 200 mijë lekë.

#Lojtari i KF Tirana, Rijad Kobiljar, për sjellje josportive, dënohet me 6 ndeshje.

#Zyrtari i KF Tirana, Omer Bunjaku, për shkelje të rregullave të sjelljes, dënohet me 4 ndeshje.

#FK Partizani, për sjellje të gabuar të tifozëve, dënohet me gjobë 100 mijë lekë.

#AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë 200 mijë lekë.

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026

Ndeshjet-Java 34

E shtunë, 2 maj 2026

Dinamo C-Egnatia      16:00

Partizani-Flamurta       16:00

Teuta-Tirana                16:00

Vllaznia-Bylis             16:00

Vora-AF Elbasani       16:00

RENDITJA        

Skuadrat                    Nd       P

1.AF Elbasani              33        62

2.Vllaznia                    32        60

3.Egnatia                     33        54

4.Dinamo City             33        45

———————————–

5.Partizani                   33        45

6.Teuta                        33        38

7.Tirana                       33        35

———————————–

7.Vora                         33        35

———————————–

8.Bylis                         33        35

10.Flamurtari               33        32

NDESHJET E RRADHËS

Java 35

E mërkurë, 6 maj 2026

Egnatia-Partizani         16:00

Flamurtari-Teuta         16:00

Tirana-Vllaznia           16:00

Bylis-Elbasani             16:00

Dinamo-Vora             16:00

Prognozat e javës së 34-ët, mbijetesa në fjalëkryq

Ky është fjalëkryqi për javën e 34-ët të Superiores me parashikimet për ndeshjet e javës së 34-ët. BetSport365, publikon koefiçientët për çdo ndeshje, ku sjellin dritëhijet që ato mbartin brenda tyre. Dinamo-Egnatia favorizohen dinamovitët për fitore; Partizani-Flamurtari ka dyshime për fitoren e vlonjatëve, minimumi barazim; Teuta-Tirana vlerësohet fitorja e durrsakëve, koefiçienti më i fortë është barazimi; Vllaznia-Bylis kuotohet për fitoren e shkodranëve; Vora-Elbasani është kuotuar mes barazimit dhe fitores së elbasanllinjve.

FIFA me projekt aktivizimin e lojtarëve U20 dhe U21

Futbolli do të pësojë disa ndryshime pas këtij edicioni. FIFA po projekton rregullin ku klubet janë të detyruara të aktivizojnë të paktën një lojtar vendës nga ekipi U20, ose nga U21. Klubet do detyrohen që në kompeticionet europiane të përfshijnë disa lojtarë vendës, ku do të ketë imponim sa i përket formacionit. Ky rregull ndikon edhe në futbollin shqiptar, ku në Abissnet Superiore mund të aktivizohen pa limit futbollistët e huaj. Ky rregull i ri do ta detyronte çdo klub që ta niste me një lojtar nga akademia.