Në Izrael, vetëm 27 minuta rezistencë bardheblu

440
Nuk e nisi si inferiore Tirana sfidën e djeshme me Makabin në Izrael. Madje ishin futbollistët bardheblu ata që me Dokën, Berishën e Kërçikun kërcënuan golin. Por, ky ishte një moment zgjimi, pas disa rasteve të vënedasve, të cilët në minutën e 27-të gjetë qetësinë e golit. 

Vjen goli i vendasve. Pas një aksioni me kombinime të izraelitëve, topi shkon te Kohen, i cili gjuan nga jashtë zonës dhe arrin të kalojë sferën pas krahëve të Likës. Rezultati 1-0 e mbylli pjesën e parë, ku Tirana u tregua e fortë dhe jo inferiore në lojë. Kërçiku dhe Akuah u ndëshkuan me kartonë të verdhë, por loja e tyre erdhi në rritje.
Sigal