Anglia “masakron” Iranin në Kupën e Botës, i shënon gjashtë gola

95
Sigal

Anglia dëshmoi pretendimet e saj në Botëror, pas fitores dominuese 6-2 ndaj Iranit në ndeshjen që zgjati në total 117 minuta në Doha, përfshirë shtesat në të pjesët.

Kjo është fitorja më e thellë e anglezëve në një ndeshje hapëse në Kupën e Botës!

Për “Tre Luanët” shënuan me radhë Bellingham (35′), Saka (43′ dhe 62′), Sterling (45′), Rashford (71′) dhe Grealish (90′).

Iranianët u kundërpërgjigjën me dygolëshin e Taremit (65′ dhe 90+13′ me penallti).