Barcelona e irrituar me Dembelen, drejtuesit ultimatum për rinovimin

173
Sigal

Barcelona po humb durimin me Ousmane Dembele. Kjo është ajo që “Sport” raporton në edicionin e sotëm. Klubi katalanas i ka dhënë ultimatum francezit për të dhënë përgjigje mbi ofertën e propozuar të rinovimit.

Lojtarit i skadon kontrata më 30 qershor dhe drejtuesit janë të irrituar me agjentët e tij, duke e konsideruar këtë qëndrim si mungesë respekti, pasi duke marrë parasysh se kontributi i lojtarit ka qenë nën pritjet edhe për shkak të dëmtimeve të shumta.

Sipas mediave europian, agjentët flasin për kontakte me Manchester United dhe Juventus, gati për të nënshkruar falas me sulmuesin francez.