E FORTË! Ardian Çapja ‘zbraz thesin’ në Gjykatë: Politikani me emrin Taulant më mori në telefon, është i lidhur me krimin

109
Sigal

Sipas tij, personi në fjalë e ka telefoniar dhe i ka kërkuar ndihmë për asgjesimet e përgjimeve që kishte Prokuroria e Elbasanit në lidhje me disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në Elbasan. 

Ardian Çapja, i akuzuar për ekzekutimin e babë e bir në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqirit ka dhënë sot shpjegime para gjykatës për vrasjen e dyfishtë për të cilën akuzohet. Në dëshminë që ka dhënë sot para togave të zeza, Çapja ka nxjerrë dhe emrin e një politikani, të cilit i ka përmendur vetëm emrin, Taulant. Sipas tij, personi në fjalë e ka telefoniar dhe i ka kërkuar ndihmë për asgjesimet e përgjimeve që kishte Prokuroria e Elbasanit në lidhje me disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në Elbasan.

“Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtarë i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja. Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit,“-tha Çapja në dëshminë e tij.

I vetmi politikan që ka shërbyer në Elbasan vitet që përmend Çapja, është kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, por nuk është përmendur me emër dhe mbiemër. E vetmja e dhënë është emri; Taulant. /Dosja/