Policia e Krujës dhe Interpol Tirana kanë arrestuar 33-vjeçar të kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje me pasoja të rënda. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. Sh., 33 vjeç, banues në Bubq, Krujë.
Gjykata e Avelinos, Itali, ka caktuar ndaj 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e shtetasit E. Sh., drejt Italisë.