“Ejani se e vrava”, shqiptari ekzekutoi kunatin në Itali, zbardhen identitetet e viktimës dhe autorit

564
Sigal

“Ai mbërriti në Nettuno me tren, qëndroi në shtëpinë e motrës dhe kunatit të tij në periferi, në Via degli Abruzzi në zonën Le Grugnole, ndërsa pas disa orësh përfundoi i vrarë”, kështu e përshkruajnë mediat italiane vdekjen e shqiptarit Shpend Allushi, 45- vjeç.

Pas një konflikti me burrin e motrës Luan Zalta, ky i fundit ka marrë armën e gjahut dhe e ka lënë të vdekur.

Mbasi kreu krimin ishte Luani ai që lajmëroi policinë duke rrëfyer incidentin.

Krimi ka ndodhur rreth orës 11:30 në shtëpinë e tij në Foglino, por gjithçka filloi disa orë më parë.

Viktima, Shpendi Allushi, 45 vjeç me origjinë shqiptare, kishte lënë gruan e tij në Casal di Principe për të arritur në Nettuno tek motra.

Përplasja mes tij dhe burrit të motrës ndodhi në sytë e gjithë familjes.

“Ejani, pati një tragjedi”. Me këto fjalë Zalta paralajmëroi karabinierët dhe u dorëzua duke treguar trupin e kunatit të pajetë në tokë.

Trupi i Allushit u dërgua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tor Vergata.

Arma e përdorur për vrasjen nuk ishte e regjistruar.

Ndërsa sipas familjarëve mes tyre ka pasur edhe në të shkuarën mosmarrëveshje.