Intervistë me Klaidi Çitozin/ Ndërtimi në kontekstin politik të dekadave. Austria dhe VIG, partner strategjik të Shqipërisë

713
Sigal

Intervistë me Klaidi Çitozin, Drejtor Ekzekutiv i “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” në Shqipëri

 

 Ndërtimi në kontekstin politik të dekadave. Austria dhe VIG, partner strategjik të Shqipërisë

Edicioni i fundit i ekspozitës”Arkitektura në “Ringturm” ngriti tiparin për “terra incognita” të Evropës: Shqipëria, Arkitektura është relativisht një disiplinë e re në vendin jo fort të njohur të shqiptarëve. Që nga rënia e regjimit komunist, zhvillimi i arkitekturës në vend, është rrotulluar rreth tranzicionit në të gjitha format e tij. Kjo ekspozitë është një shfaqje që nuk nuk duhet humbur, e cila ka bërë bashkë, një përzgjedhje të jashtëzakonshme të artefakteve të rralla arkitektonike të 100 viteve të fundit nga e gjithë Shqipëria. Këtij aktiviteti i parapriu VIG –“Vienna Insurance Group”, e cila ishte edhe organizatorja e eventit me kurator Adolph Stiller dhe universitetin “Polis” në Tiranë. Kjo tregon se VIG –“Vienna Insurance Group” është në pararojë të investimeve të sigurta, duke qenë njëkohësisht edhe garante për vlerat dhe qytetërimin. Në këtë event ku morën pjesë edhe përfaqësues të mediave, ishte i pranishëm edhe Klaidi Çitozi, Drejtor Ekzekutiv i “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group”, i cili në një prononcim të tij ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me interesimin e Austrisë ndaj vendit tonë.

Pyetje: Prej kohësh Shqipëria ka qenë në fokusin e Austrisë. Pse mendoni, nga se vjen kjo qasje?

Klaidi Çitozi: Bashkëpunimi i Austrisë dhe Shqipërisë, si në aspektin ekonomik, historik ashtu dhe ne atë kulturor ka një traditë shumë të gjatë. Austria I ka kushtuar gjithnjë një vëmendje shumë të gjatë kësaj marrëdhënie, dhe ne që jemi kompani austriake e ndjejmë akoma më shumë. “Vienna Insurance Group” është prezent prej vitesh në Shqipëri. Ne e kuptojmë që marrëdhënia që kemi me këtë kompani nuk është thjesht financiare. Kujdesi që “Vienna Insurance Group” ka për Shqipërinë, vihet re jo vetëm në këtë ekspozitë, por çdo ditë të punës sonë. Ata kujdesen që shërbimi që ne ofrojmë të jetë i standardeve austriake, qe dhe klientët tanë të ndihen njësoj të sigurt siç do ndiheshin, po të lidhnin një kontrate sigurimi në Austri. Austria shquhet për artin dhe kulturën e saj. Nëpërmjet projekteve me Ambasadën Austriake, ne kemi bërë të mundur që shqiptarët të shijojnë live magjinë e koncertit tradicional të Vienës, dhe kjo nuk është pak për një vend si Shqipëria.

 Pyetje:Duke ndjekur veprimtarinë tuaj, kemi vënë re që jeni shumë aktiv edhe në ndihmën që jepni për shtresat në nevojë. A është kjo një sjellje e ndikuar nga kompania mëmë?

Klaidi Çitozi: U bë një periudhë e gjatë që VIG mbështet fondacionin “Fëmijët shqiptarë”, me një shumë të konsiderueshme çdo vit, për të përballuar kostot e terapisë për disa fëmijë me aftësi ndryshe, familjet e të cilëve janë në vështirësi financiare. Përveç kësaj, grupi i vë një theks të veçantë ndërgjegjësimit të punonjësve që të jenë më aktivë në ndihmë të shoqërisë. Çdo vit organizohet një kompeticion ndërmjet kompanive të grupit, apo dhe punonjësve të kompanisë, për projektin më interesant që është implementuar në shërbim të shoqërisë. Shumat që fitohen nga ky konkurs arrijnë deri në 30.000 Euro, dhe kjo shumë duhet të investohet përsëri në një projekt social në vend.

Pyetje:Të qenit pjesë e një kompanie austriake, a e bën stafin tuaj të ndihet më i privilegjuar?

Klaidi Çitozi: Prej vitesh, fëmijët e stafit kalojnë dy javë pushime në Vjenë me 500 fëmijë të tjerë nga i gjithë grupi. Këto pushime mundësohen totalisht nga VIG, duke përfshirë udhëtimin, qëndrimin si dhe aktivitetet e tjera që bëhen gjatë kësaj periudhe. Gjatë këtyre pushimeve ata krijojnë eksperienca të mrekullueshme, bëjnë shkëmbim kulturor si dhe krijojnë miqësi të reja me fëmijë të tjerë nëpër Evropë. Por një ndikim shumë të madh ndjejmë në përmirësimin e kapaciteteve teknike të kompanisë. Trajnimet e vazhdueshme të stafit sjellin një zhvillim të tregut të financiar në vend dhe nga kjo nuk përfiton vetëm kompania por i gjithë tregu. Me fjalë të tjera, investitorë të tillë, si “Vienna Insurance Group”, janë një vlerë e shtuar për vendin në të cilin janë prezent, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë social dhe kulturor.