Studentët e mjekësisë në protestë për projektligjin që pritet të kalojë në parlament

42
Sigal

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë vijojnë protestat para dyerve të parlamentit, brenda së cilit deputetet pritet të votojnë projektligjin që i detyron ata të ushtrojnë profesionin për 5 vite në Shqipëri dhe pas përfundimit të tij, të mund të pajisen me diplomë.

Studentët e mjekësisë në protestë për

Studentët e kundërshtojnë projektligjin dhe kanë kërkuar që të jenë të pranishëm në seancën plenare, që të argumentojnë arsyet pse ky projektligji nuk duhet të kalojë.

Ata janë shprehur se nuk do t’i ndalin protestat, edhe pasi ligji të kalojë në parlament, duke thënë se do të ketë përshkallëzim të veprimeve të tyre, duke bojkotuar vitin e ardhshëm akademik.

Studentët e mjekësisë në protestë për

Sipas projektligjit, studentët e Mjekësisë të cilët regjistrohen këtë vit, pas përfundimit të studimeve do të duhet të punojnë në vend për 5 vite në mënyrë që të marrin diplomën. Sipas qeverisë, kjo bëhet për të frenuar largimin nga Shqipëria të mjekëve të rinj, por ky vendim duket se nuk do të pranohet nga studentët, të cilët po vijojnë me protestat.

Projektligji është miratuar nga parlamenti shqiptar dhe do të diskutohet me procedurë të përshpejtuar. Për këtë, votuan 64 deputetë pro dhe 24 kundër dhe me vendim shumice, u vendos që të kalojë me shpejtësi.

Sipas projektligjit në fjalë, studentët e Fakultetit e Mjekësisë duhet të punojë 5 vite në Shqipëri dhe më pas, do të marrin diplomën pas përfundimit të studimeve, me qëllim që të ndalohet largimi i mjekëve të rinj nga vendi.

Vitet e fundit, Shqipëria po përballet me largimin masiv të bluzave të bardha, kryesisht drejt Gjermanisë. Kur adresoi problemin, kryeministri Rama u shpreh se “shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ka ardhur koha që dhe ne ta adresojmë. Nuk mjafton që të kryesh një shkollë dhe të kesh përmbushur detyrimet e tua në aspektin teorik, por duhet dhe aspekti praktik.”