Goditi Berishën në bulevard, gjykata pushon çështjen ndaj Gerti Shehut

36
Sigal

Gjykata e Tiranës vendosi sot të pushojë çështjen ndaj Gerti Shehut, që sulmoi kreun e opozitës, Sali Berisha, gjatë protestës së 6 dhjetorit të kaluar.

Sulmi u cilësua një atentat jo vetëm nga opozita, por edhe nga personalitete të huaja.

Por gjykata ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm.

Shkak për këtë vendim është bërë gjendja e 31-vjeçarit dhe e shëndetit mendor.

Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm.

Ngjarja ndodhi më 6 dhjetor në protestën e opozitës, në një ditë kur edhe në Tiranë zhvillohej samiti i vendeve të BE.