Luhet sot Champions League/ Në fushë Barça, Bayern, Chelsea

76

Luhen sot dy ndeshjet e fundit të kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve, ku do të dalin dy skuadrat e fundit cerekfinaliste të këtij kompeticioni që do të udhëtojnë drejt Lisbonës për fazën e ”Final Eight”.

Vëmendja më e madhe do të jetë në Camp Nou në ndeshjen mes Barcelonës dhe Napolit me skuadrat që kanë barazuar në ndeshjen e parë në San Paolo 1-1. Për Barcelonën, kjo me Napolin është ndeshja e sezonit pasi një humbje me italianët do të bëjë që katalanasit të mbyllin vitin pa asnjë trofe. Barcelona do të ketë disa mungesa, Dembele dhe Umtiti për shkak të problemeve fizike dhe Busquets e Vidal për arsye dëmtimi, ndërsa Napoli do të ketë në dispozicion Insignen që pritet të jetë një kërcënim për mbrojtjen katalanase.

Për Bayernin e Mynihut ky sezon është ai ku do të tentojë të fitojë tripletën sezonale të trofeve pasi më parë ka fituar kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë. Bayerni do të besojë sulmin te Lewandowski shënuesi më i mirë i champions me 11 gola deri tani, ndërkohë që do të mungojë Coman i cili mund të zëvendësohet nga coutinho ose Perisic. Më e vështirë është situata te Chelsea ku Frank Lampard do t’i duhet të improvizojë formacionin për përballjen me bavarezët pasi ka mungesa të shumta te skuadra e tij për arsye dëmtimesh e skualifikimesh.