Luftëtari në “ajër”, me dhe pa trajner!

474
Ka më shumë se dy muaj që është mbyllur sezoni 2016-2017, por te skuadra e Luftëtarit ende nuk ka sinjale për nisjen e përgatitjeve të sezonit të ri. Ndërkohë që e ardhmja e trajnerit Mladen Milinkoviç është vënë disi në dyshim, pas deklaratave të këtij të fundit, në Gjirokastër kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë atë në krye të skuadrës. Kandidatë më të përfolur për momentin janë Bledar Devolli dhe Arjan Bellai, të dy trajnerë që e njohin ambientin bluzi dhe janë të lirë, por klubi ka konfirmuar Milinkoviçin. Por, futbollistët kanë deklaruar shqetësimin për mosfillimin e fazës përgatitore, kur duhen edhe 45 ditë deri në fillimin e Kampionatit, më 9 shtator 2017.
Sigal