Ndahen dy “Gj”-të, Gjici e mbyll me Gjokën, merr Skënder Gegën në bankinë

514
Nëse do të jesh trajner te Kukësi dhe arrin sukses, Presidenti Gjici bën të veçantën, e zëvendëson trajnerin. Kështu ndodhi dy sezone më parë me Klodian Duron, që në bankinën e Kukësit fitoi trofeun e parë për skuadrën verilindore, Kupën e Shqipërisë, e kështu ndodhi edhe me Ernest Gjokën. Dje është bërë publik lajmi, se Safet Gjici ka vendosur në bankinë Skënder Gegën, një ish-futbollist i Partizanit dhe i Kombëtares, e më pas trajner i Kombëtares U 21 të Shqipërisë. Ditën e djeshme, presidenti Safet Gjici kishte parashikuar që të zhvillonte bisedime për të ardhmen e klubit, por ai ka zgjedhur që të mos takohet me trajnerin, duke e mbyllur realisht bashkëpunimin me të. E kështu, takimi me Skënder Gegën i zhvilluar gjatë mesditës së djeshme, ka bërë zëvendësimin verbal të bankinës kuksiane, pasi mes tyre është gjetur gjuha e përbashkët dhe nuk do të vonojë edhe zyrtarizmi i firmës në kontratën mes palëve. Gega përflitej prej kohësh si trajner i Kukësit, ndërsa mendohej se mund të merrte drejtimin e skuadrës që për ndeshjet e Ligës së Kampioneve.
Sigal