Luan Metani: Aktualisht, në Shqipëri kemi një futboll në nivel të ulët

SUPERIORE/ Ish-futbollisti i 17 Nëntorit, Luan Metani, në këndvështrimin e profesionistit

Nga Agron KAJA

Fundjava e kaluar në futbollin shqiptar i luajti të gjitha ndeshjet në mbrëmje, ora 19:00. Dhe menjëherë solli edhe ndërprejen e përkohshme të kampionateve, pasi këtë javë Kombëtarja jonë e futbollit do të luajë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Për gjithçka është zhvilluar në garën e tetë javëve në Abissnet Superiore dhe në shtatë javë në kampionatin e Kategorisë së Parë, dje për gazetën  “Telegraf” foli ish-futbollisti i 17 Nëntorit dhe i Shkëndijës së Tiranës, Luan Metani. Madje ai shprehu keqardhje edhe për nivelin aktual, duke thënë se është i dobët. “Unë i kam ndjekur të gjitha ndeshjet e këtyre javëve të luajtura në Superiore, por edhe në Kategorinë e Parë. Dhe ju shpreh me sinqeritet mendimin tim, pasi aktualisht kemi një futboll në nivel të ulët. Kjo javë e Superiores i luajti të gjitha ndeshjet në ora 19:00, dhe në mendimin tim profesional është një orar i përshtatshëm. Por skuadrat nuk e ngritën nivelin e lojës, ku u shënuan gola pa shkëlqim, me penallti që edhe mund të kaloheshin”, kështu e nisi bisedën Luan (Ili) Metani, i cili iu referua ndeshjeve të javës së 8-të. “Duke sjellë në kujtesë vetëm ndeshjet e javës së 8-të, unë do thoja se asnjerën prej tyre nuk do ta veçoja. Nuk ka ndonjë skuadër që të bëjë diferencën, të gjitha thuajse janë aty-aty. Madje të gjithë lojtarët janë në nivele të ulëta, nuk kanë ritëm nga ndeshja në ndeshje. Ndaj edhe më sipër u shpreha se është një kampionat jo në nivelin që kërkon tani futbolli shqiptar. Janë shumë për të dëshiruar, si Superiorja edhe Kategoria e Parë, e cila është edhe më e vështirë. Dhe çfarë bëjnë drejtuesit? Fajin ua kalojnë trajnerëve. Largimi i tyre në këtë kohë ka krijuar defekte te skuadrat dhe si profesionist ndjej shumë keqardhje për të gjitha skuadrat. Këtu më vjen keq për Laçin që nuk po gjen ekuilibrin e duhur me trajnerin, ndërsa te Tirana, trajneri Shkëmbi do ketë shumë punë me elementët e rinj që ka në dispozicion”. Ndërkohë që futbolli shqiptar do të ndëpritet zyrtarisht për më shumë se 10 ditë, dhe për këtë Metani mendon se nuk ndikon njësoj te të gjitha skuadrat. “Kjo ndëprerje nuk është njësoj për të gjitha skuadrat, por ndikon për mirë tek ato që nuk kanë vijueshmëri pozitive në këto tetë javë, ndërsa te Laçi edhe për të vendosur trajnerin e ri e për tu rekuperuar. Jemi në mbyllje të fazës së parë dhe nga sa janë shprehur skuadrat, shikoj se Partizani, Vllaznia, Elbasani, Egnatia e Dinamo do jenë më pretendentet. Ardhja e Ilir Dajës e ka bërë Dinamon më tërheqëse në kampionat, ndërsa do jenë tre-katër skuadra që fundin e renditjes duhet ta quajnë “alarm” për vazhdimësinë e tyre”, kështu e mbylli bisedën ish-sulmuesi bardheblu, Luan (Ili) Metani.

Sigal

SHUHET NJË LEGJENDË

Sefedin Braho, “Shigjeta” e heshtur ndahet nga jeta!

E diela e parë e tetorit 2024 solli hidhërim në familjen Braho në Gjirokastër, por edhe në gjithë komunitetin shqiptar të futbollit, e më gjerë. U nda nga jeta një LEGJENDË, Sefedin Braho, një nga sulmuesit anësorë më të mirë në futbollin shqiptar të të gjitha kohrave. Driblues, i shpejtë dhe i saktë para porte, Braho ka lënë në memorrjen e historisë së topkëmbës shqiptare mbresat që koha në të cilën ai luajti, ishte e vështirë ta shpërblente në të gjitha drejtimet, brenda dhe jashtë fushe. Karrerën e nisi si futbollist i Luftëtarit të Gjirokastrës në vitin 1968, dhe duke e zbuluar talentin e tij, dy vite më pas ishte Partizani që e rekrutoi, duke u mobilizuar për të kryer shërebimin e detyrueshëm ushtarak. Këtu ai u formua më shumë si futbollist, duke shtuar përvojë me Kombëtaren dhe në ndeshje ndërkombëtare. Dy vite më pas u rikthye në Gjirokastër, dhe për më shumë se një dekadë ishte pjesë e treshes së madhe Kalluci-Braho-Seitaj. Pas lënies së futbollit Braho ka qënë gjithë kohën Inpektor në Klubin e Futbollit “Luftëtari” dhe pas daljes në pension nuk kishte aktivizim me futbollin. Gazeta “Telegraf” ka biseduar disa herë me Sefedin Brahon, i cili edhe pse e kishte si të vështirë komunikimin, “dorëzohej” shpejt dhe fliste dy fjalë, sa për dyzet të tilla. Do mbetesh i paharruar Sefedin Braho!

 

CV/ SEFEDIN BRAHO

Datëlindja: 18 gusht 1953

Vendlindja: Gjirokastër

Sporti: Futboll

Roli në fushë: Sulmues

Skuadrat si futbollist

1970-1972 Luftëtari

1972-1974 Partizani

1974-1988 Luftëtari

1979-1980 Huazim Partizani

Me Kombëtaren

1973-1983 në 9 ndeshje

Ndarja nga jeta: 6 tetor 2024

Lëvizje të trajnerëve, 2024-2025

Skuadrat      Larguar            Afruar

Dinamo         D. Mehmeti       I. Daja

Bylis              E. Egbo N. Dede

Laçi               A. Cungu           ?

 

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java 9

E shtunë, 19 tetor 2024

Elbasani-Partizani       14:00

Bylis-Skënderbeu        14:00

Egnatia-Teuta  14:00

Tirana-Dinamo C        14:00

Laçi-Vllaznia   14:00

RENDITJA                   

Skuadrat        Nd       Pikë

1.Partizani       8          15

2.Egnatia         8          14

3.Vllaznia        8          14

4.Dinamo C    8          14

5.AF Elbasa     8          13

6.Teuta            8          13

7.Tirana           8          9

8.Skënderbe    8          7

9.Bylis             8          5

10.Laçi            8          3

 

KATEGORIA E PARË

Ndeshjet-Java 8

E dielë, 20 tetor 2024

Apolonia-Burreli         14:00

Erzeni-Besa                 14:00

Flamurtari-Pograd       14:00

Valbona-Korabi          14:00

Kukësi-Kastrioti          14:00

Vora-Lushnja              14:00

RENDITJA   

Skuadrat        Nd       Pikë    

1.Besa             7          19

2.Flamurtari     7          18

3.Vora             7          18

4.Burreli          7          11

5.Kastrioti       7          10

6.Pogradeci     7          9

7.Lushnja        7          9

8.Kukësi          7          9

9.Apolonia      7          5

10.Korabi        7          5

11.Valbona      7          5

12.Erzeni         7          1