Lorik Cana në 11-shin ideal të Ligës së Europës

646
Sigal

Mesfushori shqiptar çmend tifozët lacialë: “Bravo Lorik, je regjisori ynë shtesë!”

Lorik Cana u përfshi në formacionin ideal të Ligës së Europës, për ndeshjet e kthimit të raundit të 1/32-ave. Lacio eliminoi Borusia Mënshlengladah, duke fituar një biletë për 1/16-at e finaleve të Ligës së Europës, ndërsa Lorik Cana ishte një ndër më të mirët në fushë.

 FORMACIONI IDEAL – Në 11-shin më të mirë të dalë nga lojtarët e 36 skuadrave pjesëmarrëse në turin e 1/32-ve, të kompozuar në një formacion 4-4-2, në vijën mbrojtëse ndodhet edhe Lorik Cana. Kosovari është vlerësuar me notën 8.8. Në portë është përzgjedhur Krul i Njukasëll Junaitid (nota 8.4), ndërsa në mbrojtje përveç Lorik Canës janën dhe Gonyl (Fenerbahçe, 8.4), Chiriches (Steaua Bukuresht, 9.4) dhe Tshiminaga (Gent, 9.8, i vlerësuar me notën me të mirë). Në mesfushë bëjnë pjesë Guarin (Inter, 8.2), Jucilei (Anzhi, 8.8), Gentner (Shturgart, 8.7) dhe Kovarik (Viktoria Plzen, 8.6). Në sulm janë përzgjedhur Suarez i Liverpulit (9) dhe Kasano i Interit (7.8). Vlerësimet janë bërë në bazë të disa kritereve të përcaktuara qartë: ndërhyrjet, topa e kapur, kompletimi i driblimeve, saktësia e pasimeve, topat e gjatë, etj. Lorik Cana bërë një paraqitje të shkëlqyer kundër gjermanëve të Borusias së Mënshengladbahut, skuadër për të cilën luajti pak minuta nga fundi edhe mesfushori kosovar Granit Xhaka.

 KOMENTET NË FORUME – Kapiteni i Shqipërisë, përveç përgëzimeve të trajnerit Petkoviç edhe një “lumë” lëvdatash nga tifozët lacialë, të cilët e kanë komentuar me nota pozitive paraqitjen e tij nëpër forume. “Ndeshje e bukur, edhe pse Borusia bëri shumë përpara. Megjithatë, Loriku u tregua shumë i zoti”, shkruan tifozi me emrin Stok Hudson. “Axel Latino” shkruan: “Rrëshqitjet e tij që të marrin topin nga njëra këmbë apo nga të dyja, janë gjithmonë madh! Kam gjithmonë përshtypjen se në Europë ai jep më të mirën…. Në kampionat do të më mjaftonte nëse do të ishte po kështu për 7 prillin”. “Ancherani” shton: “Si një qendërmbrojtës në një mbrojtje me katër mua nuk më pëlqen, madje e shoh më mirë në mesfushë”. Duket pak i ashpër në gjykimin e tij, “AveLatium”: më të mirat”. Vlerësime maksimale jep “Aquila”: “Një Lorik i “I keq, gjithmonë i keq, por pranë Biavës të gjithë arrijnë të japin maksimumin”. Por, ka dhe pak ironi nga “Ziogio”: “Dje nuk mori karton… dhe kjo është një gjë e madhe”. Një koment i ngrohtë për lojtarin shqiptar të Lacios vjen dhe nga “Picho85”: “Unë çmoj se për tipin tonë të lojë është thelbësore prania e tij. Kur Ledezma dhe Hernanes janë të ndaluar, Loriku bëhet regjisori ynë shtesë dhe në ndryshim me atë që shumë mendoj, unë gjykoj se ai ka një këmbë të edukuar që i lejon t’u shërbejë shokëve me topa gjithmonë shumë të saktë. Unë e konsideroj një këtë moment titullar, përkrah Diasit dhe Sianit”.

 Teli dhe Agolli “bëjnë” me krahë Karabakun

  Falë golit të realizuar nga mbrojtësi Admir Teli, në minutën 91-të, Karabak arriti një fitore shumë të vështirë 2-3 në transfertën me Rëvanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit azerbajxhanas. Karabaku kryesoi 0-2, pas golave të brazilianit Riçard (6’) dhe mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli (19’). Për ish-lojtarin e Tiranës ky ishte goli i parë sezonal. Agolli luan nga sezoni 2010-2011 në Azerbajxhan. Rëvana barazoi rezultatin në 2-2, me golat e realizuar nga Varea 26’ dhe Kalonas 59’. Pas një kaosi dhe konfuzioni në zonë, të ardhur pas një goditjeje këndi të fituar nga Karabaku, Admir Teli gjeti hapësirën për të shënuar golin e fitores 3-2, që e ngjiti Karabakun në vendin e dytë (38’), me dy pikë më pak se Inter Baki (40 pikë). Por, shkodrani Teli, i cili shënoi edhe një javë më parë në fitoren 3-0 ndaj Sumqait, ky ishte goli i tij i dytë sezonal, ndërkohë që ia vlen të kujtojmë se edicionin e kaluar shënoi një gol në kampionat. Teli ka shënuar gjashtë gola në katër sezonet e tij me Karabakun në Azerbajaxhan. Duhet theksuar fakti se, Rëvani luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 67-të.

  Berisha, kësaj radhe pa gol

 Brisbejn Roar i Besart Berishës barazoi pa gola në transfertën kundër Njukasëll Xhets, në javën e 23-të të kampionatit australian, A-League. 90 minuta të plota për sulmuesin kosovar.

 Në çat me… Samir Ujkanin

 Kievo i bashkohet botës së komunikimit virtual, duke nisur një rubrikë të re për të gjithë tifozët verdheblu të skuadrës italiane të Serisë A. “Në çat…”, kjo është rubrika, që do t’u mundësojë mbështetësve të Kievos të bashkëbisedojnë me beniaminët e tyre. I ftuari i serisë së parë do të jetë portieri Samir Ujkani, i cili do t’u përgjigjet pyetjeve të tifozëve, ditën e enjte më 28 shkurt, nga ora 18:00, direkt e në kanalin Youtube të Kievos.

 KATEGORIA SUPERIORE

Debutojnë trajnerët Dede dhe Magani

 Flamurtari ka një mision më komod ndaj Tomorit, ndërkohë që Tirana do të përballet me Teutën e vendit të dytë, në “Qemal Stafa”. Me bardhblutë do të debutojë trajneri i ri, Nevil Dede.

Java e 16-të propozon edhe derbin Kastrioti-Laçi, ndërsa Kukësi do të presë në shtëpi Apoloninë që, mbyll renditjen e Kategorisë Superiore. Vllaznia e dy fitoreve nën drejtimin e Artan Bushati do të luajë në Gjirokastër, kundër një Luftëtari që drejtohet nga shkodrani Edi Martini. E diela ofron dy ndeshje: Skënderbeu-Bylis dhe Besa-Shkumbini, me të veçantën se në bankinën kavajase do të debutojë trajneri Përparim Daiu, i cili në të kaluarën e tij i ka drejtuar dy herë peqinasit. Pas javës së 15-të, Skënderbeu kryeson me 36 pikë, i ndjekur nga Teuta me 29 dhe Flamurtari dhe Tirana, të dyja me nga 25 pikë. Zona e rënies nga Superliga përbëhet nga Shkumbini (15 pikë), Luftëtari (11), Tomori (9) dhe Apolonia (8).

 KATEGORIA SUPERIORE

JAVA XVI

Sot, 23.02.2013

Luftëtari-Vllaznia         14:00

Kukësi-Apolonia            14:00

Kastrioti-Laçi             14:00

Tirana-Teuta                    17:00

Flamurtari-Tomori          17:00

Nesër, 24.02.2013

Besa-Shkumbini             14:00

Skënderbeu-Bylis                17:00

  RENDITJA

1    Skënderbeu      15   +19        36

2    Teuta                15   +8         29

3    Flamurtari      15   +9         25

4    Tirana                     15   +5         25

5    Kukësi                     15   +6         24

6    Laçi                 15   +1         24

7    Vllaznia             15   +3         23

8    Bylis                15   +3         22

9    Kastrioti            15   -4         19

10   Besa                 15   -4         16

11   Shkumbini            15   -9         15

12   Luftëtari            15   -10        11

13   Tomori                     15   -12        9

14   Apolonia             15   -15        8

 KATEGORIA E PARË

Spikat derbi Mamurrasi-Pogradeci

 Kategoria e Parë do të luajë sot ndeshjet e javës së 18-të (vetëm Partizani-Elbasani do të zhvillohet të hënën). Lushnja, e vendit të parë (40 pikë) do të luajë në “Roza Haxhiu” me Butrintin e Sarandës. Krysfida e kësaj javë është ajo midis Mamurrasit dhe Pogradecit, që ndajnë vendet 2-3 dhe që kanë secili nga 32 pikë. Dinamo, që fitoi një javë më parë ndaj Gramshit do të udhëtojë në Himarë. Ndeshje derbi mund të konsiderohet dhe ajo midis fqinjëve veriorë: Besëlidhja-Ada, por me dy skuadrat që nuk ndodhen në pozita komode.

KATEGORIA E PARË

Java XVIII

Sot, 23.02.2013

Besëlidhja-Ada             14:30

Lushnja-Butrinti                14:30

Kamza-Tërbuni                   14:30

Naftëtari-Burreli          14:30

Himara-Dinamo                   14:30

Gramshi-Iliria             14:30

Mamurrasi-Pogradeci        14:30

Të hënën, 25.02.2013

Partizani-Elbasani         14:30

RENDITJA

 1    Lushnja         17   +17        40

2    Mamurrasi       17   +9         32

3    Pogradeci       17   +7         32

4    Partizani       17   +1         31

5    Tërbuni         17   +12        28

6    Iliria               17   +4         26

7    Dinamo               17   +3         23

8    Burreli         17   +1         23

9    Butrinti        17   +1         23

10   Gramshi         17   -9         20

11   Elbasani        17   -7         19

12   Ada                  17   -4         16

13   Himara               17   -5         16

14   Kamza           17   -8         16

15   Besëlidhja 17   -5         15

16   Naftëtari       17   -17        8

Kombëtarja U-21, zbor treditor

 Trajneri i Kombëtares U-21, Skënder Gega, do të organizojë një zbor treditor me 22 lojtarë që aktivizohen në kampionatin shqiptar. Në listë janë de lojtarë nga skuadrat e Kategorisë së Parë: Partizani, Lushnja, Dinamo, Gramshi dhe madje nga Himara (mbrojtësi Mato Qëndro). Grumbullimi do të jetë në datat 25-27 shkurt 2013. Shpresat, së fundi barazuan pa gola me Maqedoninë (takim i zhvilluar në Laç, më 6 shkurt 2013).

LISTA

PORTIERË

1. Shkëlzen Ruci           Elbasani

2. Mikel Kaloshi           Lushnja

MBROJTËS

3. Elvis Prenci                 Partizani

4. Bruno Dita              Besa

5. Jurgen Vogli                 Shkumbini

6. Mato Qëndro             Himara

7. Antonio Marku           Vllaznia

MESFUSHORË

8. Stivi Shaba             Kastrioti

9. Eni     Imami                Dinamo

10. Alfred Deliallisi      Teuta

11. Renato Naçi                 Apolonia

12. Rofren Nela                 Flamurtari

13. Bekim Dema         Vllaznia

14. Ardit Peposhi        Tirana

15. Fatmir Hysenbelliu Tirana

SULMUES

16. Sindri Guri            Vllaznia

17. Enio Petro             Partizani

18. Lorenc Trashi          Gramshi

19. Mario Morina               Tirana

20. Mateo Hasa            Besa

21. Borian Xhani           Skënderbeu

22. Serxhio Abdurhamani Kukësi