Higuain mendon edhe tërheqjen nga futbolli!

278
TURIN, ITALY - JANUARY 15: Gonzalo Higuaín of Juventus FC celebrates a goal during the Coppa Italia match between Juventus and Udinese Calcio at Allianz Stadium on January 15, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Stefano Guidi/Getty Images)
Sigal

Vazhdon të mbetet ende në pikëpyetje e ardhmja e Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas i cili ka edhe një vit kontratë me bardhezinjtë sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Juventusi, në merkaton e verës, por ndër hipotezat e El Pipitas për të ardhmen sipas asaj që raporton “Gazzetta Dello Sport” ekziston edhe ajo e tërheqjes përfundimtare nga futbolli i luajtur.

Dy opsionet e tjera për 32-vjeçarin janë kalimi në Major League Soccer dhe rikthimi te River Plate në Argjentinë.

Gjithçka lidhet me ofertat që mund të vinë në drejtim të tij, pasi nëse ato nuk janë tunduese atëherë Higuain mund të vendosë edhe të tërhiqet.