Ina Zhupa publikon fotot: Tenderi 120 mijë euro ishte i paracaktuar

454
Sigal

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka vijuar me denoncimet për tenderin prej 120 mijë euro për materialet shëndetësore që, sipas saj, i është dhënë nga bashkia e Tiranës një kompanie që nuk ka lidhje me këtë aktivitet.

“Ditën e premte me fakte dhe dokumenta denoncova se si kompania e Ermal Bushit ndryshoi disa ditë para aktivitetin e kompanise së tij duke shtuar edhe materialet shëndetesore, me porosi për tenderin që do merrte pak ditë më vonë nga Bashkia Tiranë.

Edhe vertet pak ditë më vonë, Veliaj me negocim pa shpallje, i jep 120 mije euro Ermal Bushit të Mare Services sh.p.k për materiale mjekesore për tu mbrojtur nga Covid 19, duke shkelur edhe kriteret teknike që të kishte 3 vjet eksperiencë”, shkruan Zhupa.

Ndërkohë që zëdhënësja e PD-së publikon fotot për të cilat shkruan se “Veliaj pozon i lumtur me administratorin e Mare Services sh.p.k Ermal Bushi dhe bashkëshorten e Redi Mollës drejtor i UKT, duke treguar që dhënia e tenderit 120 mije euro ishte e paracaktuar dhe shkelja e kritereve ligjore kishte rrënjë të thella nepotike”.

“Mesa duket miqësia e përbashket me Redi Mollën, drejtorin e famshëm të UKT, që jep rroga në emer të Veliajt për të blere mediat, ka ndikuar që Bushi ta kishte rrugën e lehtë drejt parasë publike.

Tenderat e Veliajt janë modeli se si abuzohet me fondet publike, për të bërë qoka dhe për tu pasuruar”, shkruan Ina Zhupa.