LIVE/ Spanja më dominuese në 45 minutat e para, Italia ndalet nga shtylla

181
Sigal

Ka nisur gjysmëfinalja mes Italisë dhe Spanjës në “Wembley”, nga e cila do të mësojmë dhe finalisten e parë të “Euro 2020”. Më poshtë do ju sjellim rastet më të veçanta dhe golat:

ITALI-SPANJË 0-0

45’ Italia shfaqet sërish rrezikshëm me Emerson që tenton me një goditje të fortë brenda zonës, por topi përplaset në shtyllë dhe më pas shkon jashtë

25’ Pas një rrëmuje në zonën e italianëve, Olmo godet, por Donnarumma e ndal mjaft mirë duke grushtuar topin

20’ Italia humbet një rast të artë për shënim, teksa Emerson kalon portierin dhe shërben për Immobile, por ai dhe Barella vonohen shumë për të goditur

13’ Spanja jep sinjalet e para, teksa Pedri shërben një pasim të bukur në zonë për Oyarzabal, por ky i fundit nuk arrin të vihet në kontakt me topin