Bashkëshortja e futbollistit Lionel Messi ka konfirmuar se është në pritje të një fëmije tjetër, duke zbuluar se është djalë.
Bukuroshja argjentinase, Antonela Roccuzzo tregoi muajin e kaluar se është shtatzënë nëpërmjet një fotografie në Instagram.
Të gjithë ishin kuriozë për anëtarin e pestë të familjes, të cilin e presin të gjithë. Ky do jetë një gëzim i madh për ata, ndërkohë që kanë dy djem të tjerë.
Vetëm para pak muajsh, ata vendosën që të kurorëzonin dashurinë e tyre me martesë dhe ishte ndër më të komentuarat në faqet rozë.
